Përtej zyrës sime
Në lumin e tejdukshëm
E bukura bën shaka me jetë,
Bëj të hidhem
Por dritarja mungon
Në zyrën time
Njësoj siç matanë saj
Mungojnë
Lumi dhe ti
E sidomos ti…
Kështu për mbytjen tonë s’ka lumë
Për sytë tanë
S’ka vështrim
Se s’ka dritare, dreqin
Prandaj kemi “shpëtuar”.
Azgan Berbati/ DRITARJA
Leave a comment
Leave a comment

