NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Sot vendi i çdo demokrati është në shesh
    8 hours ago
    Dorëheqje e Kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij!/ DEKLARATË E PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT
    11 hours ago
    Flamur Noka: #SPAK ta presë Edi Ramën në aeroport…!
    14 hours ago
    Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Naim Palushi/ ÇFARË DUAN MËSUESIT NGA PARTITË
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Kryesore
Basir Çollaku/ Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama
Të tjera
Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Sot vendi i çdo demokrati është në shesh
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama shkarkon nga detyra si Kryetare e SHISH, Vlora Hysenin
Kryesore
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës, në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, 22 shtator.
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Naim Palushi/ ÇFARË DUAN MËSUESIT NGA PARTITË

Neutrale
Last updated: 2025/03/07 at 10:35 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

(Meqë është 7 marsi ta hapim gojën 🙂)

Partitë, sipas zakonit, edhe sivjet, po premtojnë para, një premtim, që edhe sikur të mbahet, përsëri është pak.

Mësuesit duan Shqipërinë dhe jo vetëm paratë. Jo Shqipërinë ta kenë politikanët dhe mësuesit të kenë vetëm paratë (nëse i kanë edhe ato).

Mësuesit duan që Shqipëria të jetë një vend demokratik, ku çdo institucion të jetë demokratik, pra dhe partitë të jenë demokratike në atë që bëjnë brenda vetes me anëtarët dhe në atë që bëjnë me të tjerët jashtë partisë.

Mësuesit duan që Shqipëria të kujdeset për shqiptarët dhe të ndërtojë shtet ku të gjithë të kontribuojnë për të patur një politikë kombëtare dhe jo ta japin Shqipërinë me pjesë tek të huajtë ose tek biznesi, siç kanë dhënë licensimin e drejtorëve duke eksportuar një kompetencë shtetërore tek të huajtë (Shkolla e drejtorëve) dhe duke i bërë levë shtetit shqiptar nga jashtë, pra shteti të mos ketë atë që e kishte dhe nuk e ka dhe ta ketë privati atë që s’e kishte dhe e ka dhe që është e një rëndësie kombëtare.

Mësuesit duan që të kenë stabilitet në programe dhe rinovimet të jenë në përputhje me zhvillimet e rëndësishme botërore dhe jo sipas dëshirave partiake, për të krijuar “një treg të ri” tekstesh, trainimesh të kota, që krijojnë humbje energjish, parash dhe lodhje të mësuesve në trainime të herëpashershme. Stabiliteti jep shpesh një cilësi më të madhe, natyrisht një stabilitet i ndërtuar mbi një bazë të shkëlqyer.

Mësuesit duan kompetenca tepër të mëdha mbi drejtimin e jetës shoqërore, kulturore, humanitare, të edukimit të komunitetit ku bën pjesë dhe të vendosin në grup si staf shkollor mbi çfarë ndodh aty, duke u bërë arbitër dhe udhëheqës. Askujt më shumë sesa një stafi shkolle publike nuk mund t’i besohet më shumë drejtimi i komunitetit. Ndërkohë po ndodh e kundërta “komuniteti po drejton shkollën” me bordet e prindërve. Nëse mësuesit do të ishin në udhëheqje aq më shumë ata do t’i jepnin rëndësi vetes, cilësive që kanë, përzgjedhjes gjithnjë e më të mirë të stafeve etj. Mësuesit po trajtohen si zbatues dhe jo si udhëheqës. Në çfarë roli t’i vësh ashtu do të jenë. Nëse pozicioni është “i shtypur” atë rol do të luajnë dhe shtypja nga mësuesit kalon tek fëmijët e komunitetit në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe në jetë do të dalin fëmijët e “të shtypurve”.

Me një fjalë, mësuesit nuk kërkojnë më shumë para, por më shumë pushtet në jetën shoqërore të Shqipërisë. Mjekët “u përjashtuan”, mësuesit janë përjashtuar me kohë, po prokurorët e gjykatësit janë me kohë në sitë, administrata dihet, po kush do ta bëjë Shqipërinë, se nuk e dimë? Ndajeni Shqipërinë me të gjitha profesionet dhe mos e mbani për vete! Këtë duan mësuesit.

Udha e Shkronjave

Neutrale March 7, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
7 hours ago
Basir Çollaku/ Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama
8 hours ago
Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Sot vendi i çdo demokrati është në shesh
8 hours ago
Kryeministri Rama shkarkon nga detyra si Kryetare e SHISH, Vlora Hysenin
11 hours ago
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës, në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, 22 shtator.
11 hours ago

Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Basir Çollaku/ Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama

Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Sot vendi i çdo demokrati është në shesh

Kryeministri Rama shkarkon nga detyra si Kryetare e SHISH, Vlora Hysenin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?