Është Oerd Bylykbashi, drejtuesi politik i Qarkut Durrës që shkruan si më poshtë:
Një takim plot energji me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, bashkë me kryetarin Sali Berisha, ku u tregua edhe një herë se fryma e fitores është më e fortë se kurrë!
Dega e Durrësit tashmë ristrukturohet ne dy degë:
– Durrësi 1 që mbulon qytetin e Durrësit, në krye të së cilës caktohet z. Ardian Muka;
– Durrësi 2 që mbulon njlësitë administrative Sukth, Manëz, Rrashbull, Katund i Ri dhe Ishëm, në krye të së cilës caktohet z. Osman Stafa.
Demokratët e Durrësit janë gati për të çuar përpara ndryshimin që Shqipëria ka nevojë! Me vendosmëri dhe vizion, ne do t’i japim fund keqqeverisjes që ka lënë pas qytetarët dhe ka shkatërruar ekonominë.
2025 do të jetë viti i rikthimit të demokracisë! Durrësi dhe mbarë Shqipëria po zgjedhin ndryshimin!
Bashkë drejt fitores!

