Nuk e di cila ka qenë zanafilla e shprehjes “Është radha jonë”. Ka muaj që deputetët e opozitës po e përdorin shpesh këtë shprehje.
Me thanë të drejtë nuk më duket se kjo është shprehja e duhur në realitetin shqiptar.
Pse?
Ne shqiptarët kemi marrëdhënie të veçanté me radhën. Në fakt ne kemi mbajtur radhën gjithë jetën.
Por nuk është se shqiptarët e respektojnë aq shumë radhën.
Rradhën e qumështit e kemi ruajtur me shishe.
Radhën e vajgurit me bidona.
Radhën e biletave të autobusit me tulla.
Rrallë mbaj mend kur më të rinj në moshë t’i kenë lëshuar radhën më të moshuarve apo grave shtatzëna.
Rradha këtu është ruajtur me forcë, ku kanë dominuar më të fortët.
Më e theksuar kjo në politikë.
Prandaj parulla “Është radha jonë” nëse nuk mund të eliminohet fare, do duhej të përdorej më rrallë!
Sepse është edhe fyese për ata, të cilët nuk janë në radhë për ASGJË!
Konstatoj se deputetët e opozitës të cilët e përdorin gjithë ditën shprehjen “Është radha jonë” nuk e njohin fare radhën.
Sepse ata kanë hyrë gjithnjë pa radhë!
Ju uroj një të dielë sa më të këndëshme!!
Arben Ndoi/ Opozita dhe…Dy fjalë për slloganin “Është radha jonë”:
Leave a comment
Leave a comment

