1.Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, lëvizjet demokratike për liri dhe demokraci,ekonomia e tregut dhe pluralizmi politik u sunduan jo nga klasat e vuajtuara ,por nga shtresat e atyre që në vite ishin afër pushtetit,apo pjesë e pushtetit.
2.Këta apo të besuarit e tyre kapën dhe e privatizuan çdo gjë, pluralizmin, demokracinë, politikën, pushtetin, shtetin, biznesin, pasurinë, drejtësinë, dhe sot për pasojë kanë bërë të mundur instalimin e një regjimi politik e juridik, korruptiv e të kriminalizuar sa që edhe ndërkombëtarët si SHBA , BE e kanë të vështirë për ta çmontuar këtë sistem krimi e korrupsioni.
3.Megjithë këtë angazhim ndërkombëtar në interes të çeshtjes shqiptare , sot akoma shqiptarët nuk reagojnë , nuk lëvizin , nuk protestojnë kundër këtij sistemi, por vetëm durojnë duke shpresuar e pritur në fatin e tjerëve, por rdhe me keq ,sot po gjejnë rrugën më të shkurtër ,atë të eksodit e të largimit nga Shqipëria.
4.Ky realitet i rëndë ,i hidhur,i frikshëm bëhet edhe me heshtjen e Perendimit, të cilit me sa duken kanë humbur shpresat për demokracinë në Shqipëri.
5.Aleatët nuk mund ta shfajësojnë veten e tyre vetëm me vërejtje për politikën shqiptare ,për mosrealizim standartesh demokratike, për moszbatim të ligjit, për vonesën në integrimin e shqiptarëve në Europë, pasi janë ato që sot i njohën, bisedojnë e dialogojnë, me politikanët dhe me këtë elite politike shqiptare mashtruese, hipokrite, të korruptuar e të kriminalizuar.
7.Shqiptarët nuk patën përkrahje të vërtetë dhe serioze nga perendimi, vetëm kur perendimorët u bindën se në çfarë gjëndje të mjerueshme e të rëndë sociale, politike, demokratike dhe sidomos kriminale dhe padrejtësie erdhi dhe u perkeqësua vazhdimisht Shqipëria, e cila nuk kishte rrugëdalje nga politika shqiptare e krimit dhe e korrupsionit, atëhere, por me shumë vonesë ndërhyri për miratimin e VETTING-ut, si i vetmi mjet për ta çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e kësaj politike dhe të kësaj drejtësie të kriminalizuar e të korruptuar, hajdute dhe të papërgjegjshme.
8.Ky regjim politik, juridik, kriminal e korruptiv në Shqipëri vetëm sa ua shton vuajtijet, dhimbjet, dhe padrejtësistë shqiptarëve.
9.Prej këtyre padrejtësive ,pabarazive , krimit e korrupsionit të gjithë shqiptarët po largohen nga Shqipëria në rastin më të parë që atyre u krijohet mundësia,sepse e kanë humbur shpresën ,për të punuar e jetuar në Shqipëri.
10.Eksod ka edhe në vënde të tjera ,por atje problemi i eksodit ka të bëjë me konfliktet dhe me luftrat civile ,ndërsa shqiptarët po largohen nga atdheu vetëm prej keqpolitikës ,keqqeverisjes të korruptuar ,të kriminalizuar e cila i shkakton shqiptarëve papunësi, varfëri, vjedhje dhe korrupsion duke grabitur pushtet, pasuri e para dhe që e mbajnë të pazhvilluar ekonomikisht vëndin si dhe nuk punojnë për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, të mirëqënies së shqiptarëve.
Kjo është fatkeqesi kombëtare me pasoja shumevjeqare..

