Të nderuar, siç e dini po ndërtohet në segmente të ndryshme rruga Elbasan – Qafë-Thanë. Një segment i rëndësishëm ky, që të gjithë ju nuk jeni kundër.
Por ky segment, pasi është ndryshuar projekti, shkatërron fshatin Hotolisht, duke i rënë mes për mes. Tunelin si zgjidhje dhe kalimin afër lumit nuk e shohin si zgjidhje pushtetarët tanë, pasi ajo kushton ca para më shumë, dhe në vend të kësaj zgjedhjen t’i bien fshatit mes për mes, duke e shkatërruar.
Hotolishti është vendi ynë, vendi ku jemi rritur, vendi ku kemi lindur. Dhe do duhet ta mbrojmë. Ndryshe identiteti, do i humbasë. Do ndahet në dy pjesë, dhe jeta do u vështirësohet të gjithëve.
Prandaj në takimet që keni me përfaqësues të pushtetit qëndror e lokal, kërkoni këtë garanci, ose rruga të kalojë nga lumi, ose të bëhet tuneli.
Duhet të dini se projekti me të cilin po ecet është ndarja e fshatit.
Pushteti lokal e qëndror, nuk mund të vijë tek ju e të flasë për probleme sociale, kur po na shkatërrojnë fshatin, e do shembin edhe shumë shtëpi.
Nuk mundet që ne, banorë të asaj zone, të vendosim si primare interesat e partisë, cilado qoftë ajo, përpara interesave tona.
Në atë zonë, kanë jetuar ndër breza gjyshërit e stërgjyshërit tanë, dhe ne sot s’mund ta lëmë të shkatërrohet.
Për dinjitetin tonë, për të mirën tonë, s’duhet ta lejojmë shaktërrimin e Hotolishtit.




