Në eventin e 14 janarit 1990, të demostratës së parë antikomuniste të popullit heroik të Shkodrës, ku kisha nderin të pershendesja në emër të Grupimit te “Dhjetor 90”, dimensionit antikomunist që mbartim në nderim të protoganistëve të ngjarjes, si dhe në mbrojtje të kujtesës.
Ishim ndër të paktit në ditë e evente në habitatin tonë antikomunist në truallin e Lirisë që frymëzoi proceset demokratike të mëpastajshme.
Është një ditë nderimi, krenarie e mburrje dhe njëherazi dhe reflektimi për dënimin e krimeve të komunizmit.
Kjo datë është markë e krenari e Shkodrës, të djathtës shqiptare që tregon vlerën e paprekshme të saj.
Sado koha kalon, ajo nuk cënohet në universalitetin e saj.
Të bashkuar dhe të frymëzuar nga këto modele, këtu nga Shkodra do nisi përsëri përmbysja e madhe dhe në gjithë vendin
Zoti i bekoftë protoganistët dhe heronjtë e heshtur të atyre ditëve të janarit historik.
Ardian Elezi/ 35 vjetori i demostratës antikomuniste të Shkodrës mbetet krenari e brezave

Leave a comment Leave a comment