Një nga figurat kryesore të këtij kongresi ishte Ahmet Zogu, i cili, megjithëse i ri në moshë, luajti një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe zbatimin e vendimeve të tij.
Në një periudhë të tensionuar të
brendshme dhe të jashtme, Zogu u zgjodh unanimisht, nga ky kongres, Ministër i Brendshëm.
Ahmet Zogu mori masa të menjëhershme për të informuar gjithë vendin për vendimet historike të marra.
Gjatë rrugëtimit për në Tiranë, ku planifikohej të vendosej qeveria, ai u përball me një ndalim nga forcat italiane në Kavajë. Në këtë moment kritik, Zogu dëshmoi vendosmërinë dhe autoritetin e tij, duke deklaruar prerazi se “ Unë njoh vetëm vendimet e Kongresit të Lushnjes”
Pas hyrjes në Kavajë, Zogu ndërmori hapa për të konsoliduar administratën lokale, duke emëruar nënprefektin dhe zyrtarë të tjerë.
Përballë vendosmërisë së tij, qeveria e Durrësit, e cila kishte kërkuar me çdo mënyrë të pengonte zbatimin e vendimeve të Kongresit, kaloi nga kërcënimet në përpjekje për kompromis. Ajo i propozoi Zogut transferimin e kryeqytetit në Vlorë dhe mbajtjen e një kongresi tjetër për të diskutuar stabilizimin e situatës në vend, kundërshtuar prerazi edhe kjo prej Tij.
Qëndrimi i Ahmet Zogut gjatë këtyre ngjarjeve ishte vendimtar për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për forcimin e autoritetit të shtetit të dalë nga Kongresi i Lushnjes. 🇦🇱
Shpetim Axhami/ Roli i Ahmet Zogut në Kongresin e Lushnjes, Janar 1920!

Leave a comment Leave a comment