NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    2 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    2 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    2 days ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 34 vjetori i themelimit të PD Lezhë/ Berisha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut, por nuk mendonin kështu studentët dhe demokratët
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
Kryesore
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

34 vjetori i themelimit të PD Lezhë/ Berisha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut, por nuk mendonin kështu studentët dhe demokratët

Neutrale
Last updated: 2025/01/12 at 4:55 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju demokrateve dhe demokratëve të qarkut të Lezhës të pranishëm në këtë sallë, dhe gjithë të tjerëve kudo që janë, në Shqipëri e jashtë saj, gëzuar 34 vjetorin e themelimit të PD të qytetit të Lezhës.

Një përshëndetje të përzemërt drejtuesve të degëve të PD, të Lezhës, Mirditës, Kurbinit, deputetëve të nderuar të këtij qarku, miqve e të ftuarve, anëtarëve të departamentit Brain Gain, të gjithëve ju.

Të dashur miq!

Mblidhemi sot për të përkujtuar një datë në të cilën lezhjane e lezhjanë guximtarë, idealistë në kushte të rënda terrori, morën përsipër të themelojnë në Lezhën e Besëlidhjes, të firmosin një besë të re, një besë me demokracinë, me vlerat më të larta njerëzore, me lirinë, me dinjitetin njerëzor, me interesin kombëtar.
34 vite më parë, në Lezhë u themelua partia e idealeve më fisnike të shqiptarëve, idealeve të lirisë, vlerave më të arrira të njeriut, familjes, atdheut, besimit tek Zoti.

Të gjitha këto në një mënyrë apo një tjetër të përjashtuara nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës për gjysëm shekulli.
34 vite më parë, e vërteta është se, u nda historia, u ndanë epokat, dhe duhet të themi, shqiptarët të cilët ishin indoktrinuar, ishin shtypur, kishin vuajtur më shumë se çdo komb tjetër nga izolimi, nga tirania e varfërisë, vendosën të dalin kundër këtij regjimi.

Në këtë kontekst secili nga ju duhet të jetë krenar me atë trashëgimni. Ai ishte një akt madhor guximi.
Vetëm 3 muaj më vonë nga themelimi i PD, kam qenë në Paris në Samitin e Bashkimit Demokrat Europian. Në atë samit në komunikatë është cilësuar Enver Hoxha, si Hitleri shqiptar i pasluftës, kurse prania e Sali Berishës, simboli i asaj çfarë ka arritur Europa. Sepse në rast se në vende të tjera diktaturat ranë njëra pas tjetër, e vërteta është se për Shqipërinë jo të paktë ishin ata që mendonin, le të mbetet si Kuba në brigjet e Adriatikut, në mënyrë që të tjerët, duke parë atë, një vend të uritur, të mos e ëndërrojnë më socializimin në Europë.

Por ky nuk ishte mendimi i studentëve në Tiranë, i demokratëve të Lezhës dhe mbarë Shqipërisë.
Kanë kaluar 34 vite, pra sigurisht që ne duhet të bëjmë një vëzhgim në trashëgimninë tonë. Nëse forca tjetër ka trashëgimni krimin, terrorizmin, gjenocidin ndaj shqiptarëve, ka trashëgimni rivendosjen e diktaturës së drogës, krimit dhe vjedhjeve, pas 30 vitesh në rrugën e lirisë, PD ka trashëgimni transformimin e Shqipërisë nga një vend hipekolektivist në vendin e qytetarit të lirë, të iniciativës së lirë, pronës private.

Nga vendi më i izoluar në vendin e hapur, ndaj miqve në të gjithë botën, vendin e anëtarësuar në Këshillin e Europës, vendin që eci drejt BE-së dhe u anëtarësua në NATO.

PD ka dhe një trashëgimni tjetër të shkëlqyer. Kjo trashëgimni konsiston se për herë ndoshta në shekuj, Shqipëria doli nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, në vitin 2008 dhe përfundoi në vitin 2013 vendi i qytetarëve më mirë të paguar në rajon. Më mirë se dhe dy vende anëtarë te BE-së që ishin Bullgaria dhe Rumania.

Neutrale January 12, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
5 hours ago
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
2 days ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
2 days ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
2 days ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?