1
Nestin nga Korça e nisi partia me një grup të rinjsh për Hungari në kuadrin e shkembimit të eksperiencave socialiste.
Mbahet mend se ka qënë një nga bisht’vitet e 60-ave, në kohen e solidaritetit të madh.
U kthye Nesti me ndonjë send të jashtëm neper xhepa po jo nga ato që binin në sy.
Kushdo i njohur që e takonte Nestin pas kthimit bashkë me urimin për Vitn’e Ri, e pyeste jo pa lakmi:
“E ore Nesti, ç’kishim nga Budabesti?”
Nesti korrekt me “drejtimin e duhur…” ua priste; “Ç’Budabest o tu mbylltë! Ku ka si Korça tonë!”
2
Mbas pak a shumë gjysëm shekulli mu në nën’bisht’vitin e 2024-s, plas lajmi shushatës se udhëheqësi “me vërejtje” në byronë politike…kishte zbuluar një diversant me emrin Nesti.
Dhe me ta deklaruar kete ia mbathi n’aeroport të blinte biletë “diplomatike.”
Ajo që bëri pershtypje në aeroport ishte se në vend t’i turreshin gazetaret per t’i shkoqur ndonjë koment rreth diversantit dhe udhëtimit të tij, asnjë mikrofon s’po i afrohej. E pa shpjeguar gjithaq’ mbeti se dhe mikrofonet që paguheshin vetëm me para kryeqytetaresh, jo vetëm s’ju afruan, por zmbrapseshin si prej një duhme të keqe.
Kjo bëri bëri që mjegullija, smogu, tymi në vend të davaritej, po dendësohej e kompaktësohej deri n’atë masë sa populli e quan duman.
Ketej dumanit, hamendesitë për arratisje për byroistin me vërejtje, m’at’anë dumanit nenkupto dhe Atllantikut po të duash, udheheqesi me sekretin e diversantit Nesti.
Fletërrufeja që udheheqësi i vogel i byrosë kërreu ne fb e tij nga “mergimi” në vend të sqaronte ndonjë send për Nestin-diversant, i ngatërroi më keq mendjet analitike që shiten mbremjesh tezgave televizive. Të cilët për hir të së vertetes, diç konkluduan me konsensus se retorika jo higjenike me simbolikat e tekstit, nuk thoshte atë që thoshte, por thoshte atë që nuk thoshte; gjasat ishin të padiskutueshme se teksa po mberthente diversantin Nesti, kishte pësuar një diare akute.
3
“Ç’qe ore kjo hata me diversant per Vit të Ri?- shkrofëtiu dikush nga ata që s’i ngaterrojnë (ç,q)-të gjatë mbremjes së Vit’Riut.
Tjetri një nga ata që s’i ngatërron kurrë paskajoret me lidhoret ia pret;”Kush p’e vret mendjen ç’thonë vegjlia, o burrë. Diversant pa diversant, puna asht me prit ç’ka thotë ai mâ nalt.”
Kaq u desh dhe madhi, ai nalt, dmth mendje-satelitari i cili sheh, degjon e kontrollon gjithçka, u shfaq në ekranin e murit të duhur, në momentin e duhur… me fjalimin e duhur…
“Shsht…!
Por mjerisht edhe fjalimi tridhjetë minutësh i të naltit fare përveç urrejtjes tradicionale…të vit’Riut që ishte e qartë, gjithë pjesa tjetër e fjalimit, vetëm amulli, mjegull, duman e çorbë derri.
Kjo jo vetëm nuk i shkriu asnjë nga pritshmerite popullore, po dhe pjatës me plënc i ngriu yndyra në buzë.
4
-E mo lal’eri ç’kishim nga gërbeti? Ketu mbetem të gjithë keq. Menduam se të mori peng diversanti. Ai mo Nesti.- E pyeten teksa ekrani ishte spostuar nga udheheqesi i naltë, tek sheshi me xixa.
-Ç’diversant mo diareja të zëntë, Nesti ynë është militant, – sqaroi udheheqesi i vogel me përdëllesen e duhur, duke iu kthyer numërimit të duhur. …3,2,1…Zero!

