Anulohen fluturimet.
Tridhjetë shtete amerikane që shtrihen nga mesi i vendit deri në bregun lindor – duke përfshirë qytetet kryesore si Uashingtoni DC dhe Filadelfia – pritet të shohin kushte të rënda dimërore.
Bëhet e ditur se Kansas, Arkansas, Kentaki dhe Virxhinia shpallën gjendje të jashtëzakonshme pasi stuhia, e nxitur nga një vorbull polare, u zhvendos në lindje pasi goditi shtetet qendrore të SHBA.
Edhe shtetet jugore si Misisipi dhe Florida gjithashtu paralajmëruan për kushte të rrezikshme të ftohta dhe të pabesa, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga vorbulla polare, një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut.
Në disa pjesë të SHBA-së ku ka rënë borë, zyrtarët po përgatiten që kushtet të përkeqësohen.

