1-Jo më shumë se një javë më parë në qendër të Firences ministri per diasporen Taulant Balla kishte prenotuar sigurisht me sponsorizime qeveritare Pallatin e Kongreseve, me pompozitet flamujsh e fanfara, ndodhi ajo që kemi njoftuar, mezi u mblodhen 80-90 shqiptar me gjithë grupin… që ministri solli me vete.
Pavaresisht mundesive te shumta ambasadorjale e konsullore, qeveritare e patronazhiste, sulme njoftimesh më shumë se dy javore në të gjitha rrjetet sociale dhe orarit të volitshem(ora 19.00) ministri Balla e pa me sytë e vet mospërfilljen.
Këtë e verteton dhe fakti sa u desh të lihej salla e pergatitur prej rreth 700 vendesh me gjithë komoditetet, për një tjetër të vogel sa 1/10 e tjetres dhe më modeste.
Ndryshe nga mendimi im personal se refuzimi nuk është politikë, po e kunderta, mospërfillja i mbi 700 shqiptarve(800 ishte parashikimi e ministrit sipas personelit të P. Kongreseve) nuk është shenjë e mirë, jo për Qeverinë e tij/tyren 12 vjeçare apo 75 vjeçare, bashkë me spektaklet rilindase e krenariste, por për politiken në tërësi, fatet e vendit dhe shendetin moral të mbare shoqërisë shqiptare.
2-Të shtunat madje dhe të dielat për shqiptaret emigrantë, në pergjithësi janë ditë pune,(si mbi-punë) kjo për arsyet që dihen; per të shtuar diçka më shumë nga të ardhurat për përballimin e jetesës ketu dhe nga ana tjeter, remintanca 1 miliardeshe për gropen financiare të qeverisë në formen e ndihmes së domosdoshme për prinderit e të afermit në Shqiperi.
Por ndryshe nga ajo që pashë në spektaklin mungesor të Qeverisë e ministrit bashkë me ndjesinë pesimiste që më shkaktoi, dje rreth ores 15.00, (orar ky hiç i volitshem,) mbi 300 emigrantë lanë punen dhe impenjimet e tyre për të pritur Jozefina Topallin, ish Kryetare e Parlamentit dhe e ngarkuara e Partisë Demokratike per diasporen.
Gra, të rinj e të reja, burra, punëtorë, pensionistë nga e gjithë Toskana, Firence e më gjërë nga rajonet e Italisë, u bashkuan në Calenzano (një komunë periferike rreth 20 km larg Firences) në një sallë të thjeshtë të improvizuar, nga një hotel-restorant që administrohet nga sipermarrës të vegjël shqiptar.
Duhet theksuar se kontrasti i mjediseve, burimeve, mundesive, vendit dhe kohës janë kaq evidente, sa e merr me mend çdokush.
I gjithë organizimi e njoftimi per ardhjen e perfaqësueses së PD, bëhet në 3-4 ditë nga një grup i vogel “watsapp-i” pa domosdoshmerisht ndonjë homogjeniteti apo aktivitet mirefilli organizativ a politik.
Asnjë fanfarë, tallava, dajre apo “timon,” puthje duarsh apo siperfaqesh tullace.
Ishte thjesht një bashkebisedim i sinqertë me të vetmen permbajtje, kontributin e emigranteve për ndryshimin e gjendjes së mjerueshme ku është katandisur Shqiperia.
Duke qënë se emigrantët shqiptar jo vetëm në Firence po në gjithë boten deri ne Australi, punojnë e jetojnë pa ndonjë varësi sidomos ekonomike apo interesa meskine me qeveritë e radhes, administratat dhe propagandistë të paturpshem, ata votojnë të lirë.
Por shqetësimi primar përveç te tjerash ku intonoheshin te gjithë se çfare garancish mund të jepeshin nga partitë politike, administrata zgjedhore dhe institucionet e tjera të shtetit, jo pushtetit që vota e tyre e lirë të mos fëlliqej nga duart e korrupsionit, dhe monstruoziteti kriminal i patronazhisteve.
I ndoqa të dyja takimet, kontrasti qe i madh. Por të dyja takimet thanë më shumë se fjalet.

