Një polic amerikan u thirr me urgjencë për të arrestuar një familje të dyshuar se kishte vjedhur ushqime në një dyqan në Somerset, Massachusetts.
Por në fund, efektivi jo vetëm nuk i prangosi, përkundrazi, i pagoi vetë të gjitha.
▪️Historia e policit Matt Lima që ka pushtuar titujt kryesore të disa gazetave amerikane.
Edhe pse ngjarja ndodhi muajin e kaluar, ajo është mësuar tani.
Dy gra u raportuan se nuk kishin kaluar në kasë të gjitha ushqimet e marra.
Ato u treguan mjaft të sinqerta në përgjigjen e tyre përpara efektivit:
Donin që të kishin si të gjithë një darkë normale Krishtlindjesh me të cilën të gëzonin fëmijët e tyre. Por familja kishte hasur në vështirësi financiare këtë periudhë, e nuk e paguante dot të gjithë ushqimin.
Lima i qortoi për shkeljen, por nga ana tjetër I la të merrnin të gjithë ushqimet pasi atë çfarë mungonte në faturën e pazarit, e pagoi nga xhepi i tij.
“Dy fëmijët e vegjël që ishin me njërën nga gratë më kujtuan fëmijët e mi”, tha polici.
“Nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i ndihmoja”, shtoi ai.

