Këngëtarja e famshme shqiptare me banim në Londër, Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner duket se kanë shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tyre personale.
Besohet se aktori britanik i ka propozuar këngëtares gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe tashmë rrjetet sociale “vlojnë”.
Kujtojmë se çifti është në një lidhje për më shumë se një viti dhe janë pothuajse të pandashëm nga njëri-tjetri.
Postimi i fundit i Dua Lipas ka ngritur dyshime për një fejesë të mundshme, pasi në dorën e saj mund të shohim një unazë me diamant, tipike për propozime.
Deri më tani, nuk ka komente apo konfirmim nga ana çiftit, por ky lajm i ka entuziazmuar fansat e tyre, të cilat kanë ndezur rrjetet sociale

