NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PD prezanton Departamentin e Inovacionit dhe AI/ Berisha: Rama e përdori teknologjinë dixhitale për të kryer vjedhjet më të mëdha! E shndërroi AKSHI-n në gropën e zezë të vendit!
    12 hours ago
    Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
    22 hours ago
    Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
    2 days ago
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nuk jam krenar për detyrat e kryera para vitit ’90-të/ Për të gjithë ata që më njohin dhe për ata që nuk më njohin!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
PD prezanton Departamentin e Inovacionit dhe AI/ Berisha: Rama e përdori teknologjinë dixhitale për të kryer vjedhjet më të mëdha! E shndërroi AKSHI-n në gropën e zezë të vendit!
Kryesore Politikë
Presidenti Bajram Begaj vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini.
Kryesore
Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”
Kryesore
Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nuk jam krenar për detyrat e kryera para vitit ’90-të/ Për të gjithë ata që më njohin dhe për ata që nuk më njohin!

Neutrale
Last updated: 2024/12/23 at 1:51 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Enver Bytyçi

Shpëtim Hereni është një patriot i imi nga Kukësi. Ai ka shkruar se “nuk i duron ish-komunistët” dhe aludonte se nuk më duronte edhe mua “si ish-instruktor në Komitetin e Partisë të rrethit të Kukësit.”! Bëhej fjalë për një shkrim timin! Nuk i pëlqente shkrimi dhe merrej me autorin, pra mua. Në vend të replikoja, e fshiva këtë status. Por Shpëtimi shkroi më pas të thoshte se “e shkuara nuk fshihet”! Mendonte se po fshija faktin se kam qenë në detyra të nivelit të mesëm, po e quaj, në një disktrikt të humbur të Shqipërisë, në Kukës. Që t’ia heq krejt merakun mikut tim, Shpëtim Herenit, por edhe disave që kanë komentuar, përfshirë Xhemali Elezin, po sqaroj sa më poshtë:

Po! Kam qenë instruktor në sektorin e edukimit në Komitetin e Partisë të rrethit të Kukësit. Isha vetëm 23 vjeç kur jam emruar në atë detyrë. Ishte viti 1978 (gusht) Një muaj më parë më pati thirrur në zyrë shefi i kuadrit i KQ të PPSH-së, Mihal Bisha, dhe më kërkoi të shkoja në Korçë, të punoja me rininë. Nuk ma pati thënë se cila do të ishte detyra. Thjesht më tha me rininë. As e pyeta, sepse isha i vendosur ta kundërshtoja. Jo se nuk më pëlqente detyra e sidomos Korça, krahasuar me Kukësin. Por kisha një problem familjar dhe nuk mund shkoja.

Meqë nuk shkova në Korçë, më emruan instruktor partie në Kukës. Fillova punën me entusiazëm, me atë vrullin e të riut 23 vjeç. Idealist. I bindur se isha “i përzgjedhuri” dhe i nderuar për atë detyrë! Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një 23 vjeçar të ngarkohej me atë detyre. E përjetova si privilegj dhe madje me prestigj. Kështu mendoja asokohe. Natyrisht që ndryshe kam menduar më vonë e sidomos pas rëniës së komunizmit. Por kurrë nuk kam qenë mendjemadh për këtë. Besoj se nuk jam as sot. Veset krijohen që në fëmijërinë e hershme. Jo pas të njëzetave. Përpiqesha të isha më i miri. Nuk e fsheh, doja të bëja karrierë gjithashtu! Besoja shumë te Partia dhe sistemi! Isha i bindur në ato që na thuheshin!

Por aty isha në një aparat të Komitetit të Partisë, ku instruktorë e besa edhe sekretarë ishin mekanikët, xhenerikët, saldatorët, zdruktarët, të pashkollët në shumicë dhe pashë me sytë e mi injorancën. Jo menjëherë, por gradualisht. Derisa erdhi një ditë dhjetori 1981 dhe shefit të të sektorit statutit i thashë se “Ti punon me metodën e ’52-shit”! Qysh prej asaj kohe punonte në të njëjtën detyrë. Kaq mjaftoi dhe nga janari 1982 e deri në dhjetor të atij viti, unë isha i pandehuri i organizatës së Partisë të Komitetit të Partisë. Aty bënte pjesë sekratri i parë dhe sekretarët e tjerë. Po për çfarë gjykohesha? Për biografi dhe zbutje të luftës së klasave. Se kisha hallën të martuar te kulaku. Se xhaxhai im paska qenë kundër partizanëve. Madje gjetën një gazetë Tomori të vitit 1943, ku shkruhej se xhaxhai im kishte dalë vullnetar për të luftuar kundër partizanëve në Vlorë. Se Hajdar Kastrati, i pushkatuar gjoja për sabotim, ishte kumbara dhe probatin i familjes time. Se H. A. i dënuar me 22 vite burg gjoja për sabotim, ishte nipi i babait tim. Se babai im ishte i përjashtuar dikur nga partia. Se… se…

Në fakt e kisha kuptuar se isha në vendin e gabuar edhe më parë. Sepse kur diskutoja, sekretari i parë, bashkëfshtari i Shpëtimit, më thoshte “Leri këto intelektualizma”! Kam një ditar të atyre mbledhjeve të vitit 1982, të cilin e ruaj edhe sot. Preng Vorfi më pati thënë, mos i thuaj njeriu se mban ditar, se të fusin në burg. Myftar Gjana, ndjesë pastë, e kishte lexuar kërë ditar në verën e vitit 1984, kur isha në plazh së bashku me familjen dhe i kisha lënë çelësat e shtëpisë. Më thotë se “ti dënohesh 20 vjet me atë ditar”! Të jem i sinqertë, mua nuk më shkonte në mendje kjo. U mata ta zhduk ditarin, por e mbajta midis shumë dilemash. Por kur morën vendimin të më ndëshkonin në parti e të më largonin nga Komiteti më dërguan në Bardhoc – Morin. Unë kundërshtova. Nikoll Brozi, atë kohë sekretar i Komitetit të Partisë, më thërret kur po hynte të pallati e tij, poshtë shkallëve si në ilegalitet, më tha: – Shko në Bardhoc, se sot sekretari i parë ka dhënë urdhër se “Nëse Enver Bytyçi nuk shkon atje ku e ka caktuar partia, t’i bëhen letrat e të futet në burg”! Më tha se në mbledhje ishin sekretarët, kryetari i komitetit, kryetari i degës Brendshme, prokurori i rrethit, shefi i hetuesisë etj.

Të nesërmen në mengjes i kam shkuar në zyrë sekretarit të parë dhe i kam thënë arsyen pse u soll me mua në atë mënyrë. Më tha se “I ngjan mëzi pelës, por kjo që thua ti nuk është e vërtetë”! Shkova në Bardhoc. Kryetar kooperative. Pas disa muajsh erdhi sekretar i Parë, Sulejman Bushati. Erdhi edhe në kooperativë së bashku me kryetarin e Komitetit R. B. I raportova dhe sapo mbarova fjalën ai më tha: “Po kush të ka pru ty kryetar kooperativet mor zot? Ti je bylbyl”! I thashë: “Partia, shoku Sulë! Pas tri ditësh Sula erdhi vetëm me shoferin në Bardhoc. Më thonë se po të kërkon shoku Sulë. Dola. Ishte në makine, në një Aero, gri të hapur. Shofer Z. Gj. Më tha “hyp në makinë”! Sigurisht që hipa. Shkuam në doganë (Morin). Aty kishte një dhomë pritjeje. U ulëm vetëm unë dhe ai. Morëm nga një kafe dhe një gotë raki. Më pyeti se pse më kishin trajtuar kaq keq?! “E pashë, tha dosjen tënde. E kërkova të nesërmen e asaj dite që erdha te ju, në kooperativë. Më thuaj tani diçka që nuk shkruhet në atë dosje”!

Kishte diçka që nuk thuhej, por nuk ia thashë Sulës. Në fund u ngritëm dhe udhëtova bashkë me sekretarin e parë të Partisë për në Kukës, ku edhe banoja. Doja të zbrisja te lagjja ime. Ndërkohë Sula më tha, jo, do shkojmë të pijmë një kafe në turizëm. Sigurisht që nuk do të kundërshtoja. Ai bëri një akt shumë interesant. Ishte pasdite, kur gjithë banorët kishin dalë në xhiron e qytetit. Sula ndaloi makinën në fillim të xhiros, më futi krahun dhe gjatë gjithë bulevardit eci me mua në krah. E kuptova. Donte t’u thoshte kukësianëve se unë nuk isha me biografi të keqe. (Po jua ilustroj këtë me vendimin e masës të Byrosë të Partisë të Rrethit Kukës). Sula, për të më “bërë mirë mua” nuk më riktheu në Komitet, por ma ndërroi detyrën, nga kryetar kooperative në Morin, sekretar byroje në Shtiqen. Në fakt vetëm se m”i shtoi telashet, isha më mirë në Morin!

Gjithmonë e kam nderuar dhe do ta kujtoj me respekt Sulejman Bushatin për këtë gjest fisnik e human! Por ajo që ndodhi me mua atëherë ishte nje goditje që nuk fshihej lehtë. Aq më tepër se më vonë mora vesh që dy javë para se të fillonte goditja kishte ardhur një kërkesë nga sektori i kuadrit i KQ të PPSH-së për të më dërguar në Shkollën e Diplomacisë. Isha 26 vjeç. Më ishte ndërprerë një ëndërr! Sot përpiqem ta plotësoj atë ëndërr duke shkruar për diplomacinë, gjeopolitikën etj. Sidomos për Kosovën. E di se dikush do të thotë çfarë ëndërre paske pasur në komunizëm. Por unë nuk e mendoja komunizmin ndryshe nga sumica e shqiptarëve. Besoja.
Isha ende idealist. Dhe pikërisht pse isha i tillë fillova shpejt pak nga pak të zhgënjehem, derisa u bëra “renegat”, siç më thoshin disa.
Zhgënjimi bëri të isha entuziast me fillesat e liberalizimit të jetës në Shqipëri. Aq sa në mars 1987 i pata thënë ndihmësit të Ramiz Alisë, i cili erdhi në Kukës dhe zhvilloi një konsultë me disa intelektualë, se në 32 fshatra kufitarë të Kukësit gjendja ekonomike e sociale është shumë e keqe dhe i pata shtruar pyetjen se “Deri kur këta njerëz do të jetojnë me patriotizëm”! Nëse Leka Shkurti nuk do të më përkrahte, do ta kisha keq punën. Në vitin 1989 më thirrën të jepja llogari për një artikull, jo në momentin kur u botua ai artikull, por një muaj më vonë, kur e lexoi Elez Biberaj te Zëri i Amerikës. Morën dhe kryeredaktorin G. Z në telefon. Por kur ai u tha se “Atë artikull e ka vlerësuar Foto Çami”, ulën kokën”!

Kam shkruar artikuj me frymë liberale në medien e kohës. Derisa në shtator 1990, në një mbledhje të aktivit të Partisë të rrethit, ku i deleguar ishte anëtari i Byrosë Politike dhe ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, dhe ku diskutohej për forcimin e rolit udhëheqës të partisë, nga podiumi i asaj mbledhjeje deklarova: “Ka ardhur koha që PPSH të heqë dorë vullnetarisht nga roli i saj udhëheqës në shtet dhe në shoqëri dhe se ideologjia komuniste do të duhet të zevendësohet me ideologjinë kombëtare”! U ngritën së paku nja dhjetë pjesmarrës në mbledhje dhe më demaskuan keq. Salla shpërtheu me zhurmë me pyetjen “Çfarë the”? ‘Bukën e kujt ha dhe punën e kujt bën? – ishte pyetja që m’u shtrua. Më nxorën nga mbledhja. Nuk fliste as rrinte njeri me mua për tri javë. Derisa erdhi si i deleguar i Ramiz Alisë Lisien Bashkurti dhe në një mbledhje tjetër me të njëjtët njerëz më mori publikisht në mbrojtje. Mora frymë lehtësisht. Ishim në Kukës, por edhe në Tiranë zor se publikisht do të fliste me këtë gjuhë. Proçesverbali i asaj mbledhjeje e pasqyron diskutimin tim.

Dali Qenami më ka kujtuar diçka interesante. Më tha se kur mua në vitin 1989 më përjashtuan nga partia dhe isha shumë i mërzitur, ti Enver më ke thënë: “A për këtë mërzitesh? Unë do isha i kënaqur të më përjashtojnë, por vetë nuk iki, se nuk dua të bëj heroin”! Ai është gjallë dhe Shpëtimi mund ta pyesë. Edhe të tjerët janë gjallë dhe mund të dëshmojnë. Të jem i sinqertë. Kur thashë se PPSH duhet të heqë dorë nga roli udhëheqës, unë nuk e dija se çfarë vjen pas kësaj. Nuk e dija se çfarë është pluralizmi politik, ashtu siç nuk e dija se çfarë emri ka bananja.

Sigurisht që gjatë punës time si instruktor, kryetar e sekretar në kooperativë, në fshat, kam kryer detyrat që më përkisnin. Nuk jam ndjerë asnjëherë krenar pas vitit 1990 me ato detyra, që kapin një periudhë 10-11 vite. Por derisa nuk kam spiunuar dhe nuk i kam bërë askujt asgjë prapa shpine, nuk ndjehem fajtor. Njeriu ndjehet fajtor kur bën turpe. Për kohën asgjë nga ato që bëja unë nuk konsiderohej e turpshme. Mbas asaj kohe unë ndryshova shpejt në koncept dhe u mora me gazetari dhe veprimtari private. Botova gazetën “KOHA” në Kukës (1991-1992) e orientuar nga demokracia dhe demokratët. Erdha në Tiranë (janar 1993) si kryeredaktor i gazetës Dardania. Pastaj redaktor në gazetën Albania. Në fund mora një shtypshkronjë të vogël dhe nisa botimet. Nxora në publik edhe revistën “KOHA”. Kryeredaktor i saj në fillim ishte i ndjeri Sokol Olldashi. U botuan 80 numra të kësaj reviste, njëherë në dy javë, deri në qershor 2002, kur u arratisa nga Shqipëria dhe shkova bashkë më gjysmën e familjes në Gjermani. Bashkëpunëtorë të revistës ishin përveç Sokolit dhe Ruben Avxhiut si zv kryeredaktor, edhe Abdi Baleta, Arian Starova, Besnik Konçi, Mero Baze, Hysamedin Feraj, Marash Hajati, Prof. Ramadan Sokoli, Prof. Zekerija Cane, Alfons Zeneli e të tjerë.

Derisa në fund të qershorit 2002 ika për azyl në Gjermani. Kjo ndodhi për shkak të përndjekjes së SHIK-ut të Fatos Klosit dhe institucioneve të shtetit. Gjyqtari gjerman u dha atëherë azyl edhe dy fëmijëve të mi, të cilët nuk ishin me mua me arsyetimin se ata rrezikoheshin në Shqipëri. Gjyqtari u tmerrua më shumë se unë për ato që më kishin ndodhur. Më kishin marrë peng më 23 nëntor 2000. Më kishin ardhur me urdhër të Edi Ramës, kryetar bashkie, tetë zyrtarë dhe policë e më mbyllën me dhunë biznesin e revistën. Më vinin çdo dy javë një drejtor SHIK-u, P.V. me dy ose tre shoqërues e më kërkonin llogari për shkrimet në revistë. Më bënin presion. Më lanë gjashtë muaj para derës së redaksisë, aty te sheshi “1 Maji” në Tiranë një makinë me dy persona, e cila survejonte gjithçka te unë. Më përjashtuan nga çdo tender, sa kishte drejtorë që më thonin, “Mos harxho kohë e para të aplikosh se kemi urdhër që ti të mos marrësh asgjë prej këtij shteti”! Sikur unë nuk paguaja taksa. Vunë gjykatat të më gjobisnin dhe më vunë gjobë në apel me 20 milion lekë për shkrime të publikuara më autorë të identifikuar! Dhe ika në Gjermani. I përmenda këto, për t’i thënë Shpëtimit se nuk ka patur persekucion vetëm në komunizëm! Por edhe në neokomunizëm.

Dhe për në fund: – Kam qenë anëtar i PPSH-së për 12 vite. Kam 33 vite që jam në anën e demokratëve, por pa ju kërkuar asnjëherë asnjë post. Nuk kam konkuruar asnjëherë për asnkjë vend në strukturat e PD-së. E kam mbështetur dhe do ta mbështes PD-në dhe Sali Berishën, sepse shoh te ata angazhim për t’u shërbyer interesave kombëtare! Që do të thotë se kombin e atdheun nuk i këmbej me asgjë, as me ndonjë karrierë timen, as me ndonjë gjë tjetër! Të qenit në detyra dhe anëtar i PPSH-së nuk e kam fshehur. Ia kam dhënë me shkrim dhe i hoqi nga dosja një ish-ministër demokrat. Ia kam thënë në janar 2018 Lulzim Bashës në një bisedë miqësore të gjatë në zyrën e tij. Ai e keqpërdori këtë, duke më sulmuar. Por harrojnë të gjithë se asgjë publike nuk të mban peng. Unë jam njeri i lirë dhe i tillë do të jem deri në fund të jetës time.
Kjo është arritja më e madhe e imja, përveç suksesit në studime dhe kërkimë shkencore i pranuar në Kembrixh të Lonbdrës në Angli.

Më së shumti janë socialistët që sot pas 34 vitesh të ndryshimit të sistemit dhe të shërbimeve të mia si analist dhe opinionist në krahun e demokracisë dhe demokratëve, më thonë “Nuk fshihet e kaluara”! Po unë, ashtu si bashkëmoshatarët e mi, në kohën e komunizmit kemi lindur. Madje edhe emrin ma kanë vënë Enver, për mburrje dhe me dëshirën që të bëhesha si “shoku Enver”! Por kjo nuk më ka penguar të jem ai që jam! Të mos kompleksohem për një veprimtari publike pa spiunllëqe e maskarallëqe. Ata që më njohin e kanë punuar me mua, nuk ma thonë asnjëherë këtë, edhe pse janë socialistë! Në fakt këta socialistë, por as demokratët si Shpëtimi, nuk u thartuan asnjëherë me të kaluarën psh të Gramoz Ruçit. Gramozi ishte shefi i të gjithë instruktorëve të partisë tëtë gjithë Shqipërisë. Ishte sekretar e sekretar i parë partie. Por pas 25 vitesh u bë numri dy i shtetit shqiptar dhe askush nuk u shqetësua. Shpëtimi shqetësohet nga unë! Sipas tij, ia paskam zënë diellin atij edhe sot në këtë moshë, gati 70 vjeç! Ah more Shpëtim! Më vjen keq për ty, se unë së paku i kam shkruar një 14 vepra shkencore, të cilat si askujt tjetër në këtë vend, përveç Ismail Kadaresë, janë shpërndarë në 47 vende të botës në mbi 2000 biblioteka!

Pavarësisht të gjithave, unë në shkurt të vitit 1992 në gazetën lokale të Kukësit kam kërkuar ndjesë për angazhimet e mia publike në kohën e diktaturës! Fatmirësisht angazhime jo-publike nuk kam pasur as edhe njëherë të vetme! Po Shpëtimit ia kanë thënë këto që shkruan, sepse ai nuk më mban mend për shkak të moshës kur unë kam punuar si instruktor partie!

Faleminderit Shpëtim që ma dhe shansin të shpjegohem! Ti rri i qetë, se përgjegjësitë e së kaluarës i mbaj vetë mbi supe. Nuk t’i jap ty. Edhe demokratëve, që duhej t’ua thosha, privatisht e zyrtarisht ua kam shpjeguar pozicionin tim! Nuk jam përpjekur ta fsheh “të shkuarën” time, i dashur Shpëtim. Por nuk mund të rri pa folur e pa shkruar pse ti ma kujton atë! Nuk do ta bëj kurrë! Nëse ti Shpëtim, apo kushdo tjetër, ka probleme me shkrimet e mia, replikoni me to. Biografinë e kam vuajtur në komunizëm dhe nuk do të lejoj që ajo të më kompleksojë në demokraci! Harrojeni!

Neutrale December 23, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

PD prezanton Departamentin e Inovacionit dhe AI/ Berisha: Rama e përdori teknologjinë dixhitale për të kryer vjedhjet më të mëdha! E shndërroi AKSHI-n në gropën e zezë të vendit!
12 hours ago
Presidenti Bajram Begaj vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini.
15 hours ago
Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”
21 hours ago
Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!
22 hours ago
Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
2 days ago

PD prezanton Departamentin e Inovacionit dhe AI/ Berisha: Rama e përdori teknologjinë dixhitale për të kryer vjedhjet më të mëdha! E shndërroi AKSHI-n në gropën e zezë të vendit!

Presidenti Bajram Begaj vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini.

Kryeministri Rama: “Për Ballukun nuk kishte akuzë për korrupsion, vetëm për keqmenaxhim të prokurimit publik”

Belind Këlliçi/ Bëni transparencë, çfarë ndodhi dje në Bruksel?!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?