Mosha nuk është thjeshtë numri i viteve të jetuar.
Pragu i plakjes është subjektiv, një objektiv i lëvizshëm, ndërsa jeta zgjatjet pragu shtyhet.
60 vjeçarët e sotëm po konsiderohet “moshë e mesme” (si një 50-vjeçar i 45 viteve më parë).
Jam i moshuar ?
Profesor John Beard 65 vjeçar, Drejtor i Departamentit të Plakjes në Organizatën Botërore të Shendetsisë, Gjenevë, pyet veten…dhe përgjigjet :
“Prerazi unë them jo. Kam një sëmundje të zemrës, mjekohem për hypertension, kanceri “preferon” familjen time. Piksynim im është të qëndroj aktiv dhe i angazhuar të paktën deri në të ’70-tat, pse jo dhe të ’80 -tat, madje shpresoj dhe më gjatë.
Por rrugëtimi në këtë moshë është i paparashikueshëm. Ecim në një fushë të minuar. Mjafton një CT (skaner) të zbulojë një kancer, një pllakë aterosklerotike brenda një arterie të shkolitet dhe piksynimi për të qëndruar gjatë hidhet në erë.”

