Falenderime pafund për qëndrestarët e protestës qytetarë para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, të cilët për muajin e 9 me rradhë, vijojnë të ngrenë zërin kundër vjedhjeve dhe hajdutërisë së kryebashkiakut Veliaj.
Falenderime pafund për gazetarët e emisionit investigativ Plug në Syri TV, të cilët para 2 ditësh zbërthyen para shqiptarëve skemën e merimangës me te cilën Veliaj kontrollon të ashtuquajturat ‘institucione të reja’ të drejtësisë si dhe skandalin e ri të vjedhjes së buxhetit të bashkisë nga vetë Veliaj!
Kush mendon se këto 9 muaj na kanë lodhur, e ka shumë gabim! Javën tjetër do vijojmë jo vetëm me protestën e rradhës para selisë së 5D, por dhe me kallëzime të reja dhe informacione e prova konkrete për qytetarët shqiptarë!
SPAK ta ndajë mendjen. Ose ‘kolegun’ ta çojë para ligjit, ose ti vërë drynin këtij institucioni!
Rrugë të mesme nuk mund të ketë!