Për ata që u lindën demokratë e nuk tradhëtuan e as votuan kurrë kundër frymës së kësaj force.
Plot 34 vite më parë, nuk ishin numra por njerëz, femije, prinder, nena, te rinj, te moshuar, shqiptare e te gjithe Demokrate qe vendosen themelimin e Partise Demokratike.
Më 11 dhjetor 2021 ishin po ata të pandryshuarit kurrë që vendosën rithemelimin e saj.
Nuk ishin e nuk jane numra as sot, por njerez te lire qe me kurajo mbajne energjine e opozitarizmit pa kompromis.
E veshtire te bashkosh opozitarizmin social, qytetar, ekonomik, politik, indiferentizmin e harresen.
Akoma me e veshtire te mbash peshen politike te zemerimit e zhgenjimit te tyre.
Ndryshimi e permbysja e nje pushteti buron nga forca e pjekurise se mbeshtetesve te ketij opozitarizmi.
Nje diktator i frikshem si Musolini vetekenaqej me shprehjen e tij;
“Si mund te mos behesh padron i nje vendi mbushur me sherbetore?”
E Shqiperia e fati i ketij kombi nuk duhet lene ne duar te sherbetoreve te korrupsionit!
Demokratet vendosen rithemelimin e PD, e t’i kthejne Shqiperine shqiptareve, femijet ne emigrim familjeve, pasurite kombetare kombit e te clirojne token shqiptare, institucionet shqiptare nga horrat qe i zaptune apo i blene me pare.
Por vendosën dhe të mos pranojnë më as tradhëti e as përdorje nga ata që i tradhëtuan.
Demokracia nis nga e drejta, e nga e verteta!
Pa to, askush nuk eshte i lire!
Për të mos harruar se nuk ishin vec numra 59 009 shqiptare te internuar ne kampet e perqendrimit te regjimit komunist.
Nuk ishin vec numra 34 135 shqiptareve e burgosur, te denuar politik nga regjimi komunist.
Nuk ishin vec numra 6027 shqiptare te denuar e te ekzekutuar me vdekje nga regjimi komunist.
Nuk ishin vec numra 7022 shqiptare viktima pa jete ne kampet e internimit nen regjimin komunist.
Nuk ishin vec numra 308 shqiptare humben aftesine mendore gjate qendrimit ne burg ne regjimin komunist.
Nuk ishin vec numra 984 shqiptare humben jeten ne burgjet e regjimit komunist.
Kujtesa e statistikave shqiptare te krimeve te komunizmit eshte detyrimi i pare i demokracise e idealit patriotik te perkatesise se identitetit arbnor!
Gezuar Ditelindjen e 34 PD!
Gezuar Diten e rithemelimit!
Mos ta leme kete vend ne duart e sherbetoreve te korrupsionit!

