Gjyqtarët e parlamentarët tanë kanë gjeur graalin e mosbindjes duke iu drejtuar Komisionit të Venezias. Komisioni këhillues merr ca muaj deri në kthim përgjigje dhe shtyjmë kohëqëndrimin e fundshpinës në karrike publike, apo mosdorëzim para drejtësisë. Në këtë lumturi rehatie na vjen edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila nuk arrin të kuptojë kur ka nisur punë e kur përfundon detyrën, pasi leximi tekstit të saj shqip-shqip, kur ka aplikuar kërkon një përkthim në anglisht për tu bindur. Zonja kur aplikoi për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me 25 shkurt 2022, shkruante se kërkonte të merrte pjesën e mnadatit të mbetur të gjykatëses Vitore Tusha, mandati i së cilës përfundonte në mars të vitit 2025. Përse kjo dëshirë surprizë e zonjës për të mbyllur vitin pasardhës në postin e Kryetares së Gjykatës, duke qëndruar, jashtë afateve ligjore të ditura e njoftuara po prej saj, kryesisht në vit elektoral te nxehtë, ku surprizat janë mundësi ndodhjeje?! Sjellja tregon për pritshmëritë e varësisë e respektit ndaj ligjit të kësaj trupe tërësisht politike Tani duhet opinion për të marrë vendim, për një vendim të përcaktuar pa nisur orën e parë të punës. Ashtu si me Xhaçkën ku vetë Kushtetuesja është pjesë e dredhirve proceduriale e politike, për të çuar në vend oreksin e mazhorancës, e mbrojtur zonjën nga hetimi strategjik e anemik i Strukturës së Posaçme.
Rama ka strukturuar modelin e veprimit për gjykatat, prokuroritë, Kuvendin, agjencitë, mediet, këdo ai emëron dhe urdhëron. Tani mundësisht ne kemi një listë shërbimeshe veprimesh për të cilat nuk mund të bëjmë asgjë pa pyetur në Venezia, Komisionin opiniondhënës dhe pastaj të interpretojmë se si të sillemi.
A është presidenti kryetar shteti dhe a i lejohet të firmosë dekrete që nuk i pëlqejnë kryeministrit?
Si duhet të qëndrosh në detyrë si gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese kur të ka humbur kalendari, ose ke lënë dritaren e zyrës hapur?
A lejohet të shkelësh Kushtetutën kur e ke mbiemrin kampion Dvorani, Spiropali Sadushi, Zaçaj?
Si të heqësh mandatin një deputeti në hetim, kur është pjesë e shoqnisë së dhëndërrit?
Si të zgjasësh mandatet e prokurorëve e gjyqtarëve të posaçëm, kur ata sillen shkëlqyeshëm me qeverinë?
Si të zgjasësh mandatet e ekspertëve ndërkombëtarë, kur ata janë më të bindur se minsitrat e qeverisë apo ngelen me barrë ne vendin e punës?
Cilën ditë të javës është më fatsjellëse të shkosh te berberi ose parukeieri?
A duhet të quhet e marta si ditë tersi, sipas parashikimit të atyre që shohin filxhan me kafe turke?
A duhet të hetohet Belinda Balluku, për një turrë tendera, pa arrestuar më parë kryebashkiakun Erion Veliaj?
A duhet të kishte përfunduar në pranga Taulant Balla përpara se të thirrej Olsi Rama për herë të dytë në SPAK për dosjen “Xibraka”?
A duhet që “Soros” të ribëjë një tjetër reformë kushërinjsh në Shqipëri, ngaqë Rama dhe Veliaj janë deklaruar si vëllezër të tij?
A duhet ta mbyllim aplikacionin tik-tok para zgjedhjeve për të mos na hapur punë në fushatë dhe të mbetet hapur vetëm llogaria e Ramës?
A duhet të mbjellim hashash para zgjedhjeve apo jemi më mirë më trafikun e kokainës dhe me bitcoin?
A mund të lejohen dasmat ne mes javë, apo vetëm të shtunën e të dielën, dhe a mund të bëjnë në një ditë të dyja palët ceremoninë?
A mundet qeveria të vedndosë të shtyje Krishtlindjet, Pashkët, Bajramin e Ramazanin, datën e ndërrimit të viteve ?
Kur të bëjnë dush në darkë, në mëngjes, para apo pas buke, e në cilën temperaturë duhet përdorur uji për të kursyer energjinë?
Kur është koha më e përshtatshme e shtatzanisë për gratë dhe lejes së lindjes për burrat?
A është plazhi më jodizues në qershor apo në fund të gushtit a duhet të ngrihen çmimet e çadrave deri në 500 euro?
Dhe të fundit
Lindi veza apo pula e para ?
Kosi hahet apo pihet??
Çfarë uji duhet ti japim gomarit, ose mos na pranoni asnjë kërkesë e thefshim qafën !!
Basir Çollaku/ Tjetër pyetje në “Venezia” për Shqipërinë, kosi hahet apo pihet
Leave a comment
Leave a comment

