Maqedonia e Veriut kryeson për investimet e huaja nga BE,
Shqipëria në fund, politika fiskale diskriminuese në raport me rajonin.
Nivelin më të lartë të investimeve të huaja e ka pasur Maqedonia e Veriut,
stoku i të cilës është sa 29.3% e PBB-së në fund të vitit 2023.
Maqedonia e Veriut ka fituar shpesh garën e investimeve të huaja me Shqipërinë vitet e fundit, duke ofruar një sistem më të thjeshtë dhe më të ulët fiskal, zona të lira ekonomike, lehtësi tatimore, madje duke reklamuar dhe dalje në det nga Porti i Durrësit.
Shumë kompani që tentuan të hynin në Shqipěri vitet e fundit, si kompania amerikane “Johnson Control” në prodhimin e pjesëve automotive, kanë hapur disa fabrika në Maqedoni.
Jo vetëm investimet e huaja, por edhe shumë sipërmarrēs shqiptarë u joshën nga politikat e Maqedonisë për tërheqjen e investimeve të huaj.
Serbia është shteti i dytë që ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja nga vendet e BE-së, duke marrë” dhe ajo investitorë që kishin shfaqur interes
për Shqiperinë, si “Geox”, apo “Ferrero Rocher”?
I treti në rajon renditet Mali i Zi, me 26.2% të PBB-së,
Ndërsa Shqipëria, vetëm me 26% të PBB-së lë pas vetëm
Bosnjë Hercegovinën, pěr shkak tế probleme të saj mes dy entiteteve tërhequr vetëm 17,06% të PBB deri 2023.

