NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    3 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    4 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    4 days ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Rezoluta e IDU, Berisha: Partitë më të fuqishme të botës rrëzuan piramidën gjigante të mashtrimit të Edi Ramës!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi
Kryesore
Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
Kryesore
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Rezoluta e IDU, Berisha: Partitë më të fuqishme të botës rrëzuan piramidën gjigante të mashtrimit të Edi Ramës!

Neutrale
Last updated: 2024/12/09 at 12:17 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka lexuar rezolutën e IDU-së që mbështet opozitën shqiptare dhe që dënon qeverisjen e Edi Ramës.
Berisha tha se, në punimet e Forumit të Uashingtonit, kanë marrë fjalën në seanca të kësaj konference bashkëpunëtorë më të afërt të presidentit Donald Trump, si këshilltari për Sigurinë Kombëtare Waltz, bashkëkryetari i fushatës më të suksesshme në histori të fitores së Donald Trump, Chris LaCivita dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të presidentit.
“Sot jam këtu para jush për disa çështje, por do filloj së pari me rezolutën e fundit të miratuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Demokracinë, rezolutë e Uashingtonit
Bashkimi Ndërkombëtar për Demokracinë është një organizatë që përbëhet nga 84 parti të 65 vendeve të botës dhe që ka për lokomotivë Partinë Republikane të SHBA.
Në punimet e Forumit të Uashingtonit, kanë marrë fjalën në seanca të kësaj konference bashkëpunëtorë më të afërt të presidentit Donald Trump, si këshilltari për Sigurinë Kombëtare Waltz, bashkëkryetari i fushatës më të suksesshme në histori të fitores së Donald Trump, Chris LaCivita dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të presidentit.
Në punimet e kësaj konference është miratuar me unanimitet të plotë rezoluta e Bashkimit Ndërkombëtar për Demokracinë për Shqipërinë, në të cilën narkoshteti i Edi Ramës zhvishet nga e gjitha propaganda mashtruese, apo po të përdorim një term tjetër, piramida gjigante e mashtrimit të Edi Ramës shembet e tëra dhe aty del në Uashington dhe tërë botën, del me shëmtinë e tij Shqipëria, narkoshteti i Edi Ramës, një diktaturë e ngjashme me Tunizinë dhe Bjellorusinë e Lukashenkos.
Rezoluta shkruan se:
Duke qenë se IDU mbështet fuqishëm sundimin e ligjit dhe integritetin institucional si gurë themeli të demokracisë, në Shqipëri 12 vite qeverisjes të PS kanë përqendruar pushtetin në një person, duke reduktuar zgjedhjet në një fasadë farsë, atë që themi ne në mënyrë të përditshme.
Udhëheqësit e opozitës përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia.
Duke qenë se korrupsioni i shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të PS, të zbuluara nga autoritetet belge, janë alarmante. Kartelet e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash duke ndërlidhur shtetin me grupe kriminale. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin mes zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve kriminale për të manipuluar zgjedhjet.
Duke qenë se pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, maxhoranca socialiste nën kryeministrin Rama ka dështuar të trajtojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, represioni politik po përshkallëzohet, duke shënuar gjykime, arrestime dhe burgosje të motivuara politikisht të liderëve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri, etj.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme më 27 nëntor 2024 për të anuluar arrestimin e z. Berisha, erdhi menjëherë pasi Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut drejtoi pyetjet palëve për shkeljet në rastin e tij, duke zbuluar një gjyqësor të komprometuar nga ndikimi socialist, i cili është kthyer në një mjet për të shtypur opozitën dhe për të manipuluar zgjedhjet.
Pra, ju keni këtu akuzat më të rënda që mund t’i bëhen një vendi, keni këtu akuza që faktojnë se ky vend është një diktaturë e mirëfilltë që angazhon drejtësinë për manipulimin e zgjedhjeve dhe arrestimin e opozitës.
Paralajmërimet e Komisionit të Venecias për kapjen e reformës në drejtësi në pushtet, janë materializuar nën drejtimin e Ramës. Kjo pra është për 84 parti politike më të fuqishmet në botë, drejtësia shqiptare, e kapur nga Edi Rama.
Duke kërcënuar në këtë mënyrë stabilitetin demokratik të Shqipërisë.
Kërkesat e IDU janë:
• Dhënien fund të persekutimit politik ndaj liderëve të opozitës, dhe sigurimi i një mjedisi të lirë e të ndershëm për të gjithë aktorët politikë në mënyrë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik.
• Ruajtja e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional si themele të një shoqërie demokratike.
• Një sistem gjyqësor të paanshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike.
• Intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme duke mos synojnë opozitën.
• Zgjedhje të lira dhe të ndershme që garantojnë pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet.
• Krijimin e një qeverie kujdestare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
IDU rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjedhjet e lira dhe rolin kritik të opozitës në rivendosjen e demokracisë. IDU do të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të mbështesë aspiratat demokratike dhe europiane të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Neutrale December 9, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi
18 hours ago
Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
2 days ago
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
3 days ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
3 days ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
4 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?