Kreu i SPAK, Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit për vitin 2024 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në një ceremoni të zhvilluar në DASH, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, Dumani ishte mes 10 emrave si kampion global të antikorrupsionit.
Ata u prezantuan Blinken, i cili për prokurorin shqiptar tha ndër të tjera:
“Kryeprokurori i Posaçëm shqiptar, Altin Dumani drejton një agjenci të re kombëtare, të mandatuar nga reforma në drejtësi në vitin 2016 që ndjek zyrtarë të lartë dhe drejtues të krimit të organizuar. Sot është institucioni publik më i besuar në Shqipëri…
Ne vlerësojmë Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen si kryetar i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me integritet, profesionalizëm dhe kurajo në Shqipëri”

