8 Dhjetor 1990
Studenti i para 34 vjetëve reagoi me guxim kunder diktatures së “proletariatit”
Po për çfarë?
Drita dhe ujë, dhe ca liri si dhe sende, muzikë perendimore, çimçakiza, modë dhe mirëqënje materiale, xhingse me “xhepa pllakë” atlete adidas etj.
-Po cfarë t’i themi Diktatorit në takim?- kerkonte përfaqësia e studentëve të rrethuar nga bajonetat e Partisë.
Teper e guximshme Levizja, protesta, kur disidenca prehej në varreza, apo pa varre.(me disidencën terror-partia kishte mbaruar punë deri në fund të viteve 60-të. Pas ketyre viteve Partia me në krye perbindshat kishin filluar kanibalizmi “fraternicid”. Pushkatonte e burgoste ata që kishin kontribuar në konsolidimin e kanibalizmit bolshevik, pa e ditur se partia “ime-tende”donte gjak edhe tendin.)
Por Levizja mbërrinte shumë me thënë, deri tek klima e së njejtes diktaturë perpara Festivalit të 11-të ne fillim vitet 70-të.
“T’i kerkojmë lirimin e të burgosurve politikë,-guxon dikushi nga studentët.”
E guximshme por naive deri në palcë.
“Kerkoni pluralizmin politik,-or ti,thotë prof.Imami.-sepse kjo automatikisht nenkupton se s’do ketë më të burgosur politik.
Ashtu u bë.
U kthye perfaqësia e studenteve me pluralizëm në xhep, lindi grupi opozitar-Parti.
Orteku i mëtejshëm është kronikë, kujtime, emocione, ndryshime frenetike, aspiratë, kendveshtrime.
Dolen të burgosurit politikë(ata politiket prej verteti) ishin vetëm një grusht politikanësh të dërmuar fizikisht e shkaterruar moralisht. Të tjeret “politikë” mbi 85% sosh ishin viktima kulisash vetem të etiketuar politikisht, shumica e tyre në fakt aktivisht a pasivisht ishin kontributorë të konsolidimit të diktatures.
Shprehja ilustruese gjendet tek një arkitekt-“intelektual” M.Velo, i cili mbasi del nga burgu shprehej se urrente…,malokët(shqiptar) dhe muslimanet(shqiptar.)
Mendo edhe intelektual, edhe burgosur, edhe urryes…i ma shumë se 4/5-ve të kombit. I “vuajturi” nuk urrente diktaturen që ia kish rrjep lëkuren, as “fusharakun” gjinokastrit apo kategorinë e tyre.
Çfarë goje. Çfarë kundërmimi…!
U bë partia-opozitare, shqiptarët i dhanë pushtetin brenda dy vitesh.
Pa e filluar akoma vitin e pestë të legjislatures së dytë, “partia me emer të ndrequr e diktatorit ndezi zjarr Shqiperinë e Vlores, të Jugut krejt, me ndihmen e intelektualeve të vet ushtarak dhe ish-ushtarakë, armatosi mbarë popullin shqiptar (jo-malok te Maksit dhe jo musliman) shpalli “kantonin federativ të Jugo-krimit) duke shkelur mbi kufoma shqiptaresh, madje duke e lepirë gjakun në sheshin e Vlores, rimori pushtetin të cilin e kishte patur vetë per 48 vjet.
Me tetë vite pushtetërim “demokratik” ndreqi Kushtetuten dhe “nën-kushtetuten,” nënkupto “dushkun” vidh ekonominë, bli vota, sundo-perdhuno e poshtëro shqiptaret e Shqipërinë.
Partia e Dhejtorit ajo e keqja duhej kthyer në shoqatë,(deklaratë publike e f.Nanos)
Më 2005 rrondokopja-parti e 90-s e kafshuar e laskaruar zhelesh mezi mbledh copërat e infektuara nga dhembezit e mizorë të tërbimit bolshevik, sajon pushtet gjysmen me paterica te majta.
Por ajo që shkruhet në ballin e Shqiperisë është urbanizimi historik që shqiptari s’e kish parë që nga koha e osmano-bolshevikeve, dyfishon pagat, lehtëson administraten që rendonte mbi kurrizin e kerrusur të varferisë, digjitalizon…
Teksa ramo-bolsheviket ndiznin goma qyteteve për ta bërë natë NATO-n, Shqipëria bëhet pjesë bllokut të mbrojtës Perendimor.
Mbylli në qeli krimin e organizuar, magazinoi skafet e gjinush-çaush-ruçit qe po e gricnin me krim Europen, përfundimisht bëri dy “autostrada” të mëdha për gjithë shqiptarët, ato të Kombit, nga Saranda në Prishtinë, dhe e dyta hoqi radhet nga ambasadat për të qarkulluar të lirë në Shengen, (edhe bolsho-socialistet).
Andërr?!
Që prej 2013, mbas një milion “shpullave” shikojeni vetë shokë ish studentë dhjetoristë;
“…A dëgjon ti mor burrë…ç’nuk po bëjmë për ta SHKATËRRUAR Berishën…(njeri) për ta heq qafe atë plehrën…(intelektualin) jemi të vendosur kundra tij(njeriut te impenjuar ne politike)…ore a kupton ti…po PAGUAJMË qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare…(politikanin) do bëjmë ça kemi në dorë ne që t’ia NXIJMË jetën…(qytetarit, familjarit me kontribute…) dëgjo e beso vllain tat ti…kuptove…?”
Shenim:
paguajmë, shkatërrojmë
nxijmë jeten; janë tri fjalë që mbajnë theksin logjik të kumtit të një publi-cisti, dmth “Real Story” ynë dmth histori reale, njësoj si ajo e “arkitektit të zi të burgut” që urrente maloket dhe muslimanet, ose 4/5 e kombit shqiptar.
“Qelbesira” na mbuloftë, siç na ka mbuluar!
“Turpnjerëzimi” mbretëroftë sovran mbi dheun tonë!
…Meshë për ata që patën Shqiperinë europjane Andërr!

