NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    2 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    3 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    3 days ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Agim Xhafka/ NJË NDJESË E VONUAR.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
Kryesore
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Agim Xhafka/ NJË NDJESË E VONUAR.

Neutrale
Last updated: 2024/12/08 at 7:52 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Dhe ja, pa kuptuar mbërrin mosha e pensionit. Dikur, kur ishim të rinj, njerëzit që e gëzonin këtë status na dukeshin kandidatë për Shën Triadhë, me një këmbë në varr dmth. Na vinte keq për ta ndaj ua falnim çdo gafë që bënin. E kanë nga vitet që mbajnë mbi shpinë, i justifikonim. Por tani, që u barabita, them se kot u kam rënë më qafë. Kjo moshë ende mund të quhet moshë “djaloshare”. Përderisa ec mbi 20 mijë hapa në ditë, përderisa shkoj me makinë në Korçë e kthim dhe nuk lodhem, përderisa verës bëj not 1 km çdo ditë, përderisa plot shokë akoma i kam në punë a kam të drejtë të them; ndjehem si riosh? Apo ajo më kryesorja; sa herë syri më sheh një vajzë të bukur truri më urdhëron, ktheje, ktheje ore kokën dhe mahnitu! O njeri!
E nejse, çova te Sigurimet një jetëshkrim timin të viteve të punës dhe po prisja një sms prej tyre. Nuk vonoi. Erdhi.
-Çdo gjë e ke ok, por për 9 vitet që ke punuar te gazeta “Bashkimi” në arkivë nuk gjendet asnjë dokument. Askund nuk të del emri!
Kaq. Pyeta urgjent kolegët që punuam bashkë.
-I kemi vërtetuar me gjyqe vitet që punuam atje,-më thanë.
Një fjalë goje kjo. Gjyqet në Shqipëri po nisën sot je me fat në se përfundojnë kur të del nipi ose mbesa në pension.
-Shko në bibliotekë, ore, kërko koleksionin e gazetave dhe fotokopjo shkrimet e tua nëpër vite! Besoj shërbejnë si dokument, kanë vlerë si prova që ke qënë gazetar për 9 vite, -më tha gruaja.
M’u duk zgjidhje. Në Bibliotekën Kombëtare një mëngjes ia nisa vët e vët e vët me celular në dorë. Shihja emrin tim te gazeta, fap fotografoja shkrimin. Pas nja dy orësh u lodha, e lashë. Po printoj njëherë këto e nesër vij prapë, vendosa. Po kurioziteti më shtyu të lexoj shkrimin te foto e parë që shkrepa. Qe i marsit 1983 me titull “Lakteshi kërkon shokë”. Më erdhi ndër mend me detaje. Sikur më ndodhi sot. Isha me shërbim në Pogradec. Nga hoteli, pasi hëngra një paçe, shkova në komitet. Shefi, sa u nisa nga Tirana një ditë më parë, më tha që ishin të interesuar për një shkrim mbi tufëzat. Sot ky emërtim të bën për të qeshur, por ato mote bëri për të qarë gjithë fshatarët e atdheut. Se ua mblodhi qeveria gjithë bagëtinë që kishin në shtëpi. Duke filluar nga lopët, nga dhitë, delet, qingjat, derrat. Më pas u çmend, donte edhe pulat, edhe gjelat, edhe zogjtë që këndonin nëpër pemë. Do i bashkojmë tufa-tufa në kooperativë që të lirohen fëmijët e gratë nga mbarëvajtja e tyre për kullotje dhe për mjelje. Do kishin kohë të lirë gratë ndërsa fëmijët do mësonin më shumë. Ky trumbetohej si synim e askush nuk e tha që fshatari nuk do kishte një pikë qumësht për kalamajtë. Do e merrte atë në dyqanet e fshatit, buçiste radio dhe televizori. Shpejt përvoja tregoi se qumështit iu harrua edhe emri, edhe ngjyra. Tamam kur ndjehej ky hall i fshatit unë shkruajta të kundërtën. Ja, te ky shkrim që do e paraqisja si dokument për pension. E zezë mbi të bardhë, me emrin tim, shkruja ato vite, fshatarët paskan qenë të lumtur e të gëzuar se shpëtuan nga lodhja me bagëtinë. Tani atyre u ngelej kohë pa hesap për argëtim e aktivitete artistike. Qejf o qejf, nënkuptoja. Ndërsa fëmijët qenë të ngazëlluar aq shumë sa e shprehnin në fytyrat e tyre të shëndetshme efektin e tufëzimit. Tani ata nuk kullosnin më dhitë dhe lopët, por gjithë ditën “kullosnin” mbi libra dhe mbi dije. Shkruaja që qumësht kishte me bollëk jo veç në dyqan, por dhe në kopshte, dhe në çerdhe. Që …
U sa turp më erdhi nga shkrimi, por edhe nga vetja. Unë në ato vite e prekja çdo ditë mjerimin e vendit, shkoja vetë që
në 1 të natës të zinja rradhë për një shishe qumësht në mes të Tiranës. Si familje merrja veç një kg mish Argjentine në javë që më shumë se gjysmën e kishte dhjamë. Ndërsa vezë deri në dhjetë kokrra… Ama lapsi im shkruante krejt përmbys, kokëposhtë. Normal që ato kohë të çonin në gijotinë po të thoshe të vërtetën, por mund të gënjeja më pak. Kaq e kisha në dorë. Mund të mos i fusja me shumicë bojë të bardhë një sfondi të zi. Ta përzjeja me ca gri psh. Më tej lexova shkrimet e tjera. Neveri më vinte, aq më shumë që në fund të tyre qe emri im. Sa do doja që ta fshija, ta zhdukja emrin dhe mbiemrin, ta lija anonim, por ishte e printuar gazeta, nuk qe on-line si sot.
M’u duk vetja fiks si lëpirësit e sotëm të qeverisë që dalin çdo natë në televizione. Madje unë paskam bojatisur më mirë se këta. Sa shërbëtor i zellshëm, i devotshëm dhe i paskrupullt paske qënë, i thashë vetes. Doja të kërkoja falje, por nuk dija si ta bëja. E meriton ky popull të dal te sheshi “Skënderbej” dhe me megafon në dorë të rrëfehem, t’u përulem. Por e di që nuk bëhet kjo, s’ka mundësi. Shkova në shtëpi e ndërkohë që gruas i thashë që bëra plot foto nga shkrimet e mija, e mbylla shpjegimin:
-Vitet që isha në gazetë nuk do i çoj te Sigurimet. Më mirë të mos më njihen për vjetërsi pune.
-Pse?
-Se për një mal me rrena që shkrojta ato 9 vite ky popull më ka dhënë rrogë. Dhe goxha rrogë. Të majme dhe të shoqëruar madje me dieta e shpërblime pafund.
-Dhe? -pyeti ajo me çudi.
-Dhe, dhe ky popull nuk mund të më japë edhe pension tani. Boll ka harxhuar për mua.
Atë çast doja të gjeja një fjalë që ta nxinte, ta bënte sterrë gazetarinë time të atyre viteve, që të isha bindës. Dhe e gjeta:
-Ato mote qenë haram, o grua. E nuk bëhet më hallall një pension që lind prej haramit. Haram, haram. Kupton?
E theksova që të bindja dhe veten se ky veprim ishte formë ndjese. Kaq mund të bëja e të flija copa-copa tash e tutje, se rehat as që bëhej fjalë.
-Po do të marrësh veç gjysëm pensioni, o burrë!
-Aq të marr se aq më takon. Se aq meritoj, – i shqiptova fort këto fjalë që ta mbyllja bisedën që më futi në një vorbull turpi dhe ndjese. “Vite harami” i shkojnë si epitet atyre 9 viteve që dua t’i fshij e që s’mundem. Se ruhen me policë ndrydhur në biblotekë, ndën ca kapakë të trashë kartoni…
(Nga libri i tij “Tregimi i së dielës”)

Neutrale December 8, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
12 hours ago
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
2 days ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
2 days ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
3 days ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
3 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?