Reagimi i plotë i Tritan Shehut:
Këlcyrë, ku Bashkia e institiucionet “shëndoshen” mbi korrupsion!
Viktimat e radhës së këtij korrupsioni të kudondodhur, janë nxënësit e Shkollës “Kamber Benja“!
Mbas atij me ujësjellësit, për pasojë „thatësirën“ për qytetarët.
Rihapjen e rrugëve e trotuareve për të fshehur „nëndhe“ atë ujësjellës fantazëm të kushtuar miliona euro.
Mbas “mbytjes” së Vjosës me mbeturinat urbane…
Tashti del në pah “suksesi” i fundit i Bashkisë, braktisja e shkollës “Kamber Benja” nga nxënësit e ngrirë prej të ftohtit.
Pas një investimi prej 700. 000 euro për shkollën 9-vjeçare “Kamber Bënja”…
Mbas një inaugurimi pompoz ku nuk mungoi as mesazhi i Ramës…
Qytetarët menduan se për fëmijët e tyre korrupsioni bashkiak do të bënte përjashtim.
Shpresonin se ata do të kishin kushte për të mësuar.
Por në një ambjent ku korrupsioni është një “epidemi” nuk mund të ndodhë kështu.
Që ditën e parë, në Dhjetor, sistemi i ngrohjes ishte “ i ftohtë”, si acari jashtë.
Bashkia justifikohet me tenderin e lëndës djegëse.
Se dhe ai nuk mund të jetë ndërtuar jashtë korrupsionit.
Por nuk është vetëm korrupsioni i lëndëve djegëse.
Sistemi i ngrohjes edhe mbas dy javësh, vetem ngrohje nuk bën.
Ndërkaq drejtori i shkollës e gjen zgjidhjen „alla Zhvejk“.
U kërkon prindërve mjete alternative për ngrohjen!!!
Mbas 700 mijë euro të investuar, në fakt të ndara me “pashallarët” e korruptuar!
Ndërkohë fëmijët janë në rrugë!!!
Dhe përgjegjesia ka humbur të zotin!
Si ndodhi edhe me ujësjellësin, mbeturinat etj, etj në Këlcyrë …
Se sa për organet e drejtësisë, ato nuk guxojnë as të belbëzojnë.


