Rezoluta e 3, brenda vetëm 3 javësh, në mbështjetje totale të opozitës shqiptare, tregon qartë se tashmë çdo partner kyç i Shqipërisë është ndërgjegjësuar se vendi ynë është kthyer në një Narkoshtet i cili drejtohet nga kreu i një karteli droge dhe jo një kryeministër.
Të gjithë aleatët tanë, EPP, IDC CDI dhe së fundmi IDU, mbështesin njëzëri kërkesën e PD dhe opozitës shqiptare për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Mesazhi ndryshe që vjen këtë rradhë nga Washington DC është se rezolutën e tretë, e mbështeti organizata botërore e cila në përbërje të saj ka edhe Republikanët Amerikanë dhe Konservatorët Britanikë!
Të gjithë aleatët tanë kërkojnë njëlloj si PD, që ti jepet fund proceseve gjyqësore politike, luftës dhe përndjekjes së drejtuesve të opozitës si dhe kthimin e vendit tonë në normalitet e në një shtet të së drejtës.
Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur 🇦🇱




