Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Byppassin e Fierit, në
vendin e quajtur “Kryqëzimi i Pojanit”.
Bëhet me dije se një person ka ndërruar jetë në vendngjarje kurse një tjetër mbeti i plagosur.
Paraprakisht mësohet se shpejtësia është shkaku që mjeti ka dalë nga rruga dhe ka sjellë pasoja fatale.
Viktima që dyshohet të ketë qenë pasagjer në mjet, është gjetur disa metra larg vendit ku kishte përfunduar makina.
Ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës ku mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

