Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar edhe një ndryshim në numrin e mandateve mes dy qarqeve.
Sipas KQZ qarkut të Korçës do t’i hiqet një mandat dhe do t’i kalojë qarkut të Tiranës, duke e çuar numrin e mandateve të deputetëve në 37, ndërsa në Korçë ky numër zbret në 10.
Në zonat e tjera zgjedhore nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve.
Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator ditën e nesërme, i cili pritet të aprovojë ndarjen e re të mandateve për parlamentaret e 2025.

