Oficerë të BKH (Byrosë Kombëtare të Hetimit) kanë shkuar që në orët e para të ditës së sotmr për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi familjarët e tij, nuk kanë pranuar t’u hapin derën për kontroll.
Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.
Agjentët e BKH në shtëpinë e Erion Veliaj për kontroll, hasin në rezistencën e familjarëve
Leave a comment
Leave a comment

