Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur sot dekretin për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Begaj ka përcaktuar datën 11 maj si dita kur shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre për parlamentin e ardhshëm.
Kujtojmë se Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës, nuk shkoi në konsultim e me Begaj, duke e konsideruar Presidentin si vegël e kryeministrit Edi Rama dhe procesin konsultues si farsë.