Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Qytetit Studenti” të Tiranë.
Raportohet se dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policia kanë rrethuar një objekt ku dyshohet se ka ndodhur dhe plagosja, teksa janë shoqëruar disa persona. Po kështu sipas burimeve mësohet se autor i plagosjes është 19-vjeçari me inicialet A.A.
Sherri ka ndodhur në ambientet e jashtme të një Fast Food-i, aty ku siç shihet edhe në foton ka shenja të dukshme gjaku.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po punon për zbardhjen e konfliktit.

