Kur prej kohësh është bërë e qartë se Enver Hoxha ishte një mashtrues shkollëmesëm, njeri pervers, “ngrënës i kokave” të personaliteteve intelektuale, kulturore, shkencore, profesionale shqiptare; antishqiptar i tërbuar, ndoshta jo më pak si e sa një serb-safi apo serb-sozi, të mbetesh enverist fanatik e militant, me fjalë e vepra, edhe pas më shumë se 30 vitesh në AMERIKË dhe KANADA e në vende të tjerë, ku përjeton mrekullitë e kapitalizmit dhe të superioritetit të tij absolut mbi përrallën dhe ferrin e komunizmit enverian, shpreh shumçka! Verbëri apo trashësi mendore; varfëri arsimore, kulturore, emancipimi qytetar, demokratik; ligësi…Nuk mund të përjashtohet edhe antishqiptari…, mercenarizëm me apo pa dëshirë, me bindje të plotë apo pa e kuptuar ndaj armiqve historikë dhe histerikë të Shqipërisë dhe shqiptarëve…! Edhe më shqip e popullorçe: kjo shpreh se kokën e ke mbi supe, por me trutë apo mendt në hava…apo në hale! Ose në varrin e Enverit, bashkë me kockat e tij…!? Por, edhe qëllimin prej monstre dhe kënaqësitë prej manjaku të shpirtit të Enverit në ferr e të trashëgimtarëve të tij gjenetikë, partiakë e politikë në poste, për t’i shfrytëzuar enveristët e gjallë a të sotëm ashtu si në kohën e gjallesës së diktatorit, si zagarë gjuetie mbi shqiptarë e si buqe a bushtra, për të shtuar e ruajtur llojin dhe sojin e tufave a kopeve.
Nënkuptueshëm, për të vazhduar edhe 80 vjet të tjerë për t’u nxirë shumicës së shqiptarëve, sidomos brezave të rinj e më të shkolluar, jetën dhe Shqipërinë…!?
Xhevat Mustafa/ Çfarë nënkupton shprehja të jesh enverist në AMERIKË dhe KANADA, por edhe në Shqipëri, Kosovë, MV, Malin e Zi dhe në vende të tjerë të Perëndimit.. ?
Leave a comment
Leave a comment

