Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, se deklaruar se të dhënat e bëra publike sot, implikojnë direkt kreun e qeverisë Edi Ramën, dh ei ka kërkuar këtij të fundit, që të japë dorëheqjen.
Sipas Berishës, Jurgis Çyrbja njihet si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj.
“Familja mafioze Avdylaj, jo vetëm kandidoi Çyrben si përfaqëues të vetin në Parlament por di diktoi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji”, tha kryedemokrati.
Deklarata e plotë:
Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar në pushtet, Edvin Kristaq Rama, i cili është autor kryesor i ndërtimit dhe angazhimit të tij direkt të piramidës së krimit në Evropë.

