Henri Haxhiraj, gardisti që vrau veten me armën e shërbimit ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj.
Kjo e fundit, pak orë pas lajmit tragjik ka reaguar në rrjetet sociale me një dedikim prekës dhe me disa foto me vëllait e saj të ndjerë.
Sheila shkruan:
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete.Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete.Qofsh i parajses Vellai im❤️❤️❤️❤️❤️”
Kujtojmë se 37-vjeçari Haxhiraj qëlloi veten me armë ditën e djeshme rreth mesditës teksa ndodhej në banesën e tij pranë Qytetit Studenti.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës ku u mbajt në reanimacion për disa orë, por për shkak të gjendjes së rënduar nga plumbi në kokë ai nuk ka mundur të mbijetojë.

