NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    3 hours ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    2 days ago
    Sali Berisha: Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mbi kuptimin e disa emrave të përveçëm muhamedanë (turko-arabë)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
E rëndë/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo
Aktualitet Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mbi kuptimin e disa emrave të përveçëm muhamedanë (turko-arabë)

Neutrale
Last updated: 2024/10/15 at 10:14 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Abdi – Nga arabishtja (abd), rob, njeri.

Abdyl – Nga arabishtja (abd), rob, njeri.

Abdullah – Emër i përbërë nga bashkimi i dy emrave Abd+Allah, ku Allah është emri i Zotit: Rob, Njeri i Zotit. Në shqip shkruhet dhe shqiptohet Abdulla, pa “h”-në hundore ku dihet se në këtë rast është bashkëtingëllore e pazëshme.

Abdurrahman – Abd+Rrahman, ku Rrahman është një nga emrat e Zotit që në shqip do të thotë: I gjithëmëshirshëm. Rob i të Gjithëmëshirshmit. Në zonën verilindore përdoret edhe në formën dialektale Adraman.

Abdurrahim – Abd+Rrahim. Abd u shpjegua më sipër ndërsa Rrahim, përsëri është një nga emrat e Zotit që do të thotë: Mëshirëplotë.

Abedin – Adhurues.

Adem – Emër profeti dhe i njeriut të parë të krijuar në tokë nga Zoti. Në gjuhët perëndimore njihet si Adam.

Adil – I drejtë.

Ahmed – Lavdërues, falenderues. Tjetër emër i Profetit Muhamed. Në formë dialektale edhe Ahmet.

Aishe – Bashkëshortja e Profetit Muhamed, e cilësuar edhe e njohur prej të gjithëve si “Nëna e besimtarëve”.

Ajet – Shenjë dalluese, simbol.

Akil – I mençur.

Alaudin – Në shqip fisnikëria e fesë.

Ali – I lartësuar, i lartë. I katërti nga kalifët e drejtë pas Ebu Bekrit dhe djalë xhaxhai i Profetit Muhamed si dhe një nga shokët më të ngushtë të Profetit.

Arnaut/i – Shqiptar. Me këtë emër emërtoheshin kryesisht shqiptarët prej osmanëve dhe në botën arabe. I përdorur gjerësisht si mbiemër por kryesisht jashtë trojeve shqiptare.

Asllan – Luan.

Asqeri – Ushtar.

Azem – Më i madhi. Imam Azemi, nën këtë emër njihet Ebu Hanifja, një ndër katër imamët e mëdhej të Ehli-Sunetit.

Ba(h)ri – Det, njeri me dije të thella, të zgjeruara.

Bajram – Festë. Në shqip Festim.

Basir – Shikues, një nga 99 emrat e Allahut dhe që do të thotë shikues i gjithçkaje, shikues i hollësishëm.

Bedri/je – Hënë e plotë.

Beqir – Nga Ebu Bekri, kalifi i parë pas vdekjes së Profetit Muhamed.

Burhan – Argument i prerë. Emër tjetër i Kur’ani Kerimit.

Bilal – Emri i njërit prej shokëve të Profetit Muhamed si dhe myezini personal i tij.

Daut – Emër profeti, formë dialektale se në arabisht tingëllon si Davud. Ndërsa në gjuhët perëndimore njihet si David.

Din/e – Fe, besim, religjion.

Emin/e – I besueshëm, i sigurtë. Eshtë një ndër cilësimet që i dha populli i Mekës Profetit Muhamed përpara se t’i vinte profecia. Po ashtu edhe emri i nënës së tij.

Enver – Nga arabishtja i ndriçuar, në shqip i përgjigjet Ndriçim.

Eshref – Më i nderuari ose në shqip Nderim.

Eqerem – Fisnik, bujar, i nderuar. Në veri përdoret edhe Ekrem.

Fadil – Njeri i mirë, njeri me merita.

Fa(h)rudin – Fahr+din. Fahr ka kuptimin krenari, madhështi, ndërsa din, u shpjegua edhe më sipër fe, besim. Krenaria, madhështia e fesë.

Faruk – Ai që bën dallimin midis së mirës dhe së keqes. Kështu ishte mbiemëruar Omer ibn Hatabi, kalifi i dytë i muslimanëve.

Fatime – Emri i bijës së Profetit Muhamed.

Fet(h)i – Të hapësh, të çlirosh. Në shqip i përgjigjet Çlirim.

Gafurr – Shumëfalës, një nga 99 emrat dhe cilësitë e Allahut të Madhëruar.

Galip – Fitimtar, ngadhnjimtar. Në shqip i përgjigjet Fitim.

Gani – I pasur, një nga 99 emrat dhe cilësitë e Allahut të Madhëruar.

Habib/e – I dashur, e dashur. Në shqip i përgjigjet Dashnor dhe Dashuri.

Hajredin – Bashkim i hajr+din,  mirësi+fe. Në shqip i përgjigjet Besmir.

Halit – Nga Halid ibn Velidi, një ndër shokët e ngushtë të Profetit Muhamed.

Hamdi/e – Rrënja e këtij emri është hamd, që do të thotë lavdi, falenderim, mirënjohje. Në shqip i përgjigjet Lavdim ose Lavdime.

Hamid/e – Falenderues, mirënjohës.

Harun – Emër profeti që në Perëndim njihet si Aron, vëllai i Musait (Moisiut).

Haxhi/e – Vizitor i vendeve të shenjta, pelegrin.

Hava – Emër femre, e shoqja e Ademit, femra e parë në tokë e krijuar prej Zotit nga brinja e Ademit. Në gjuhët perëndimore njihet si Eva.

Hidajet/e – Udhëzim, të drejtosh, të udhëzosh.

Hiqmet/e – Urtësi. Në gjuhën shqipe i përgjigjen Urtak dhe Urti.

Ibrahim – Emër profeti që në Perëndim njihet si Abraham.

Idriz – Emër profeti që përmendet në Kur’an.

Iljaz – Emër profeti që përmendet në Kur’an.

Inajet/e  – Kujdesje, përkujdesje.

Islam – Paqe, nënshtrim, përulje ndaj Zotit.

Isa – Emër i njërit prej pesë profetëve të mëdhenj të Islamit që në Perëndim njihet si Jezus.

Isak – Emër profeti, edhe në Perëndim po në të njëjtën formë njihet; djali i dytë i Ibrahimit.

Ismail – Emër profeti që në Perëndim njihet si Ismael, biri i parë i Ibrahimit.

Izet – Forcë dhe krenari.

Jahja – Emër profeti që në Perëndim njihet si Gjon Pagëzori.

Jakub – Emër profeti që në Perëndim njihet si Jakob, Xhakob, në shqip edhe Jakov.

Jonuz – Emër profeti që në Perëndim njihet si Jona.

Jusuf – Emër profeti që në Perëndim njihet si Xhuzepe ose Xhozef, në shqip edhe Jozef ose Josif.

Kadri/e – Caktim, paracaktim.

Kapllan – Tigër.

Lejla – Natë, nata.

Lutfi/e – Butësi, i butë, i urtë.

Luti – Emër profeti që në gjuhët perëndimore njihet si Lot.

Mahmud/e – I lavdëruar. Në shqip i përgjigjet emri Lavdërim/e.

Maliq – (em.për.) Sundues, në arabisht Malik.

Meleq/e  – (em.për.) Engjëll. Në shqip i përgjigjet Engjëll dhe Engjëllushe.

Merjeme – (em.për.) E ëma e Profetit Isa, emër që në Perëndim njihet si Miriam ose Maria.

Mexhid – (em.për.)

Misir – Emër i Egjiptit.

Mubareq – (em.për.) I bekuar. Në shqip i përgjigjet Bekim.

Muhamed – (em.për.) Shumë i lavdëruar. Profeti i fundit që solli Islamin.

Murat – (em.për.) Qëllim, synim, dëshirë, përgjërim. Emër i përhapur në Shqipëri, emër i mbajtur nga disa sulltanë osmanë.

Musa – (em.për.) Emër profeti që në Perëndim njihet si Mose dhe vëllai i Harunit (Aronit). Në shqip edhe Moisi.

Muslim – (em.për.) Besimtar. Në shqip i përgjigjet emri Besim. Në formë dialektale edhe Myslym, Myslim dhe Mislim.

Mustehab/e – (em.për.) I pëlqyeshëm/e pëlqyeshme. Në gjuhën shqipe i përgjigjet Pëlqim/e.

Mumtaz – (em.për.) Shumë i mirë, i shkëlqyer. Në shqip i përgjigjet emri Shkëlqim.

Munir – (em.për.) I ndriçuar. Në shqip i përgjigjet emri Ndriçim.

Mynevere – (em.për.) E ndritshme.

Myrteza – (em.për.) I kënaqur.

Myrvet/e – (em.për.) I zellshëm për punë të dobishme.

Nadir/e – (em.për.) I/e rrallë.

Nasirudin – (em.për.) Në shqip mbështetja e fesë.

Nebi – (em.për.) Lajmëtar. Emër që në vetvete si term nënkupton profetët e Zotit.

Nexhmedin – (em.për.) Nexhm+din. Ylli i fesë.

Nexhmi/e – (em.për.) Nga nexhm – yll. Në shqip i përgjigjen Ylli dhe Yllka.

Nimet/e – (em.për.) Dhunti, mirësi, begati.

Nuhi – (em.për.) Emër profeti që në gjuhët perëndimore njihet si Noe.

Nuredin – (em.për.) Nga bashkimi i fjalëve Nur+din. Në shqip drita e fesë.

Nuri/e – (em.për.) I shndritshëm. Në shqip Drita dhe Dritan.

Osman – 1. Kalifi i tretë pas Ebu Bekrit dhe një ndër shokët e Profetit Muhamed. 2. Emri i themeluesit të dinastisë së osmanllinjve dhe sulltani që hodhi bazat e Perandorisë Osmane.

Qamil – (em.për.) I plotë.

Qemal – (em.për.) Plotësim, përkryerje, përsosmëri.

Qeram – (em.për.) Nder. Në shqip i përgjigjet Nderim.

Qeramudin – (em.për.) Qeram+din. Nderi i fesë.

Qerem – (em.për.) Mirësi, bujari. Përdoret edhe Qerim.

Ramadan – (em.për.) Muaji i nëntë hënor që i përket kalendarit hënor islam të hixhretit. Në shqip përdoret edhe Ramazan.

Rauf  – (em.për.) I mëshirshëm.

Razi – (em.për.) I nevojshëm, i kënaqur, dakord.

Resul – (em.për.) I dërguar, mesazher. Emër që në vetvete si term nënkupton profetët, të dërguarit e Zotit.

Reshit – (em.për.) I udhëzuar.

Rexhep – (em.për.) (Rexheb) Emër i njërit prej muajve hënorë të kalendarit islam të hixhretit.

Ridvan – (em.për.) Kënaqësi.

Riza – (em.për.) Kënaqësi.

Rukije – Emri i njërës prej katër vajzave të Profetit që u martua me Osmanin, kalifin e tretë të drejtë.

Ruzhdi – (em.për.) I plotësuar, i fortë, mendjeplotë.

Sabri/e – (em.për.) I durueshëm, durimtar. Në shqip i përgjigjet Durim/e.

Seadet – (em.për.) E lumtur, në shqip i përgjigjet emri Lumturi.

Sadik – (em.për.) I drejtë, i besueshëm, i sinqertë.

Salahudin – (em.për.) Në shqip bujaria e fesë. Në formë dialektore edhe Selaudin.

Sali  – (em.për.) Emër profeti që përmendet në Kur’an.

Seid  – Në shqip i përgjigjet emri Fatlum.

Sejfullah  –  Emër i përbërë që do të thotë Shpata e Allahut. Pas betejës së Tebukut ku në kulmin e betejës e merr komandën Halid ibn Velidi, me këtë emër e mbiemëron Profeti Muhamed për zgjuarësinë që tregoi në zgjedhjen e strategjisë për fitimin e kësaj beteje të rëndësishme.

Sulejman  – Emër profeti që në gjuhët perëndimore njihet si Solomon.

Suela – Su+el. Nga turqishtja su=ujë dhe el=dorë. Ujë në dorë.

Shemsi/e – Diell. Në shqip i përgjigjet emri Diell/a.

Shemsudin – Shems+din. Dielli i fesë. Sami Frashëri është njohur edhe si Shemsudin Samiu. Në formë dialektale edhe Shemsedin, Shemshedin.

Shuaip – Emër profeti që përmendet në Kur’an, një formë dialektale e tij në shqip është Shaip.

Tahir – I pastër.

Tarik  – Rrugë, drejtim.

Teki – Njeri i përkushtuar që i frikësohet Zotit.

Teufik  – Mbarësi, sukses me miratimin e Allahut.

Vahid – Nga arabishtja një, njëshi.

Ymer – Edhe Omer, edhe Umer. Kalifi i dytë pas Ebu Bekrit dhe një ndër shokët e shquar të Profetit Muhamed.

Yzeir  – Emër profeti që përmendet në Kuran, arabisht Uzeir.

Xhelal  – Fisnik.

Xhelaledin  – Fisnik i fesë.

Xhemal  – Bukuri.

Xhemaledin  – Formohet nga bashkimi  dy emrave Xhemal+Din, I bukur + fe. Bukuria e fesë.

Xhemil  – I bukur.

Xhevat  – Shumë bujar, shpenzues i mire, dhënës duarplot.

Zabit  –  Nga arabisht Oficer, gjendet edhe në formën dialektale Sabit.

Zejneb  – Emri i njërës prej bijave të Profetit Muhamed. Në formë dialektale edhe Zejnep.

Zenel – Stoli.

Zenel Abedini – Stolia e fesë.

Zeqirja  – I ati i profetit Jahja, në arabisht Zekerija, formë e cila përdoret e tillë në veri të Shqipërisë.

Zyhdi  – Njeri që i ka kthyer shpinën anës materiale të kësaj bote.

Nga: http://aldohysa.blogspot.com/2013/03/emra-muslimane.html?m=1

Neutrale October 15, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
2 hours ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
3 hours ago
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
3 hours ago
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
6 hours ago
E rëndë/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo
6 hours ago

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi

Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?