Presidenti Erdogan miliarda investime në Serbi, shqiptarëve po ndërton xhami apo rindërton ato
Pardje në Tiranë u inagurua një xhami, ku ka marrë pjesë edhe presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.
Një ditë pas kësaj vizite, Erdogan ishte në Beograd ku foli për një bashkëpunim më të thellë në fushën e armatimeve dhe investimeve strategjike!
Erdogan po investon në Serbi me miliona e miliarda euro, ndërkohë që në Shqipëri po ndërton xhami të stilit otoman.
Në Beograd Erdogani, tha se “marrëdhëniet e Turqisë me Serbinë janë në një epokë të artë”.
Me miliarda investime shteti turk ka bërë në Serbi, ndërsa marrëveshjet dypalëshe përfshijnë të gjitha fushat, përfshi edhe industrinë e armatimeve.
Ndërkaq, shqiptarëve u ndërton xhami dhe investime në restaurime të objekteve të periudhës otomane.



