Mbas kaosit që u shkaktua dje në seancën plenare, sot ka reaguar Ambasada e SHBA në Tiranë.
Deklarata e plotë:
🇦🇱 Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.
🇺🇸 The U.S. Embassy is deeply concerned by the destruction and force on display in Albania’s parliament on Monday. Such damaging and potentially injurious actions have no place in the democratic process. We encourage all involved to exercise restraint, engage in constructive dialogue, and uphold the values of respect and civility. We support peaceful and collaborative discussion on Albania’s EU accession negotiations, and will continue to stand by Albania’s institutions as they work to bring Albania closer to the Euro-Atlantic community.

