Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Ai e ka cilësuar si “34 vite sovranitet të pakufizuar dhe shtet brenda shtetit” sjelljen e atyre që i quan edhe “shpifarakë” në përdorimin e fjalës së lirë, teksa ndotin mjedisin publik në Shqipëri, përmes “abuzimit ekstrem të kësaj fjale të lirë”: Ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve!

