Hiperaktiviteti është një çrregullim që manifestohet me rritje të aktivitetit neuro-muskular mbi normalen.
Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim kanë vështirësi në fokusim, në përqëndrim dhe sidomos në aftësinë për të qëndruar ulur për një kohë të caktuar, ndjekur një aktivitet, lexuar një libër etj etj.
Simptomat kryesore janë :
– Vështirësi në përqëndrim
– Harresë për të përfunduar një detyrë të caktuar
– Pamundësi për të qëndruar diku për një kohë të gjatë
– Shpërqendrim të lehtë
Hulumtimet sugjerojnë se sasia e pamjaftueshme e dopaminës është një faktor në çrregullimin e aktivitetit. Dopamina është një kimikat që vepron në tru nëpërmjet transmetimit të sinjaleve nga një nerv në tjetrin. Dopamina luan rol në nxitjen e përgjigjeve dhe lëvizjeve emocionale.
Faktorët e rrezikut përfshijnë:
– Ndjeshmëritë ndaj ushqimit (fruktozës, glutenit, kazeinës, ngjyruesve artificialë, konservantëve, etj.)
– Dietë e papërshtatshme
– Stimuluesit e dietës
– Gjinia
– Stresi
– Abuzimi me alkoolin
– Toksiciteti prej metaleve të rënda.
– Ndotja nga grimcat e karbonit, të cilat fatkeqësisht në Tiranë tejkalojnë limitet.
Disa mund të kenë histori familjare të çrregullimeve të aktivitetit.
Çrregullimi i aktivitetit mund të trajtohet me sukses dhe nuk ka nevojë për ilaçe.
Më e rëndësishmja është të adresohet shkaku, arsyeja e çrregullimeve hiperaktive!
Kujdesuni për veten!
Dr Ilir Allkja

