🆘️ Qeveria e rilindjes asnjë investim nuk ka bërë në njësinë administrative Zerqan.
🆘️ Banorët e shtatë fshatrave të Njësisë Administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës, kanë ngritur në protestë kundër gjendjes së rrugës së tyre.
🆘️ Rruga, e cila shërben për fshatrat Smollik, Lubalesh, Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël dhe të tjerë, është lënë pa mirëmbajtje prej vitesh.
🆘️ Vetëm një kilometër rrugë është shtruar me asfalt dhe punimet janë ndaluar pas ndërtimit të hidrocentralit.
🆘️ Banorët e revoltuar kërkojnë që institucionet përkatëse të ndërhyjnë për të detyruar firmën të respektojë marrëveshjen.
🆘️ Ata theksojnë se rruga është në një gjendje katastrofale dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente.
🆘️ Disa banorë, që janë rikthyer për të investuar në zonë, shprehen se zhvillimi i saj është i pamundur pa një infrastrukturë rrugore të mirë, banorët paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave.
#Zerqan #Bulqizë #parrugë #skandal #rilindjaasnjëinvestim #rrugëedegraduar




