Pres me padurim që Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, në Kuvendin e Shqipërisë, të thërrasë në një seancë dëgjimore, Ministren aktuale dhe ish Ministret e Arsimit nga 2016 e deri më sot, si dhe drejtues dhe grupet e akreditimit të ASCAL, për shitjen e diplomave falco në Itali.
Duhet të kujtojmë me këtë rast, që IAL jo publike, që dyshohet për dhënien e diplomave është akredituar nga me të parat nga MAS dhe madje në muajin gusht, si dhe në të punonin me kohë të pjesshme dhe të plotë drejtues dhe ish drejtues të lartë të MAS.
Mos të harrojmë të mbajmê të njëjtin qëndrim si edhe në një rast të ngjashëm vite me parë me protagonist italianët.
Po ashtu shpresoj që opozita, të kërkojë një interpelancê urgjente me znj. Nikolla, Kushi, Shahinaj dhe Manastirliu, për këtë çështje.

