NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
    17 hours ago
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    4 days ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Elona Caslli/ Bareshat e Administratës Shtetërore
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
Të tjera
Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
Kryesore Politikë
Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme
Të tjera
Belind Këlliçi/ 3 dështimet që morën me vete propagandën e Ramës!
Kryesore
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Shtetit të Katarit, Sultan Bin Saad Bin Sultan Al Muraikhi.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Elona Caslli/ Bareshat e Administratës Shtetërore

Neutrale
Last updated: 2024/09/17 at 9:18 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Individi përballë ingranazhit të adminstratës shtetërore ndihet si bagëtia kur vihet në radhë për t’u matrikulluar. Administrata shtetërore është një ingranazh ku të gjithë presin në radhë matrikullën mbi shpinë. Në bazë të asaj matrikulle përcaktohen detyrat dhe avantazhet e tua. Njësoj si bagëtia, ke mbi kokë baresha që të diktojnë kohën dhe vendin e lëvizjes, por në ndryshim nga bareshat e vërteta, bareshat e administratës shtetërore me gërshërët e tyre nuk qethin lesh, por qethin të drejtat themelore të njeriut.

Me gërshërë të madhe në dorë bareshat e administratës shtetërore, pa kurrfarë përvoje dhe pa kurrfarë merite në postin që kanë, mundohen të qethin të drejtën për të thënë me zë të lartë atë çka mendon. Askush nuk duhet të mendojë. Gjithkush duhet veçse të bindet. Mendimi është krim i rëndë. Të lejohet të mendosh ose të thuash me zë të lartë mendimin tënd, vetëm në rastin kur mendimi yt pjell servilizmin ose spiunllëkun për bareshën me gërshërë në dorë. Në rast se mendimi yt pjell një një kundërshti për bareshën, atëherë përgatitu për një stinë në ferr.

Stina në ferr nuk është hiç e lehtë. Të duhet të përballesh me aleancën e bareshave me gërshërë në dorë çdo sekond, çdo minutë, çdo orê, çdo javë, çdo muaj, çdo vit. Zhurma e gërshërëve, që janë gati të të qethin çdo të drejtë, do të të shoqërojë kudo. Bareshat nuk lodhen kurrë së qethuri të drejta dhe nuk i prishin kurrë aleancat e tyre. Aleancat e tyre në këtë vend janë të forta sepse ekzistojnë më shumë njerëz që duan t’u qethen të drejtat që kanë, se njerëz që duan t’i mbrojnë këto të drejta.

Thënë shkurt, bareshat janë të mësuara me njerëz që trokasin në derën e tyre njësoj siç mund të trokisnin në derën e berberit apo të parukieres duke i thënë në ligjëratë të drejtë:
” M’i qeth apo m’i shkurto pak flokët se më janë rritur shumë”

Në rastin e bareshave të administratës kërkesa është; “M’i qeth pak të drejtat që më takojnë, të lutem. Më janë rritur shumë dhe njeriu nuk mund të jetojë me të gjitha të drejtat që i takojnë në gjithë këtë të nxehtë. Në vapë njeriun e freskojnë veç detyrimet, por kurrsesi të drejtat”.

E teksa bareshat e administratës shtetërore përballen me individin që refuzon t’i qethen të drejtat që i takojnë dhe ngulmon me kokëfortësi t’i mbrojë ato, marrin gërshërë me përmasa më të mëdha duke shpresuar se përmasat e gërshërës do t’i ndihmojnë më shumë në qethjen e të drejtave të individit.

Të futura në spiralen e mosarsyetimit bareshat e administratës shtetërore gjenden përballë gërshërëve më të mëdha se shtati i tyre dhe përsëri nuk ia dalin dot t’i qethin të drejtat e individit që ka vendosur me vetëmohim t’i mbrojë ato.

Të renditura si statuja dylli me gërshërët e tyre të stërmëdha në duar pyesin me sy njëra- tjetrën: Si ka mundësi që nuk ia dolëm t’ia qethnim këtij individi të drejtat?! Porositëm edhe gërshërët më të mëdha që ekzistonin.

Bareshat e administratës shtetërore nuk e kuptojnë se janë përmasat e mendjes së tyre që shkaktuan humbjen dhe jo përmasat e gërshërëve. Te dyqani i gërshërëve bareshat e administratës duhet t’i thonë shitëses- A shisni mendje me përmasa më të mëdha se kjo që kam unë?”.

Post Scriptum- Bareshat duhet të kuptojnë se përmasat e mendjes nuk kanë domethënien e përmasave të gërshërëve dhe se gërshërët e mëdha u kanë hije mendjeve të vogla.

Neutrale September 17, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe
16 hours ago
Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve
17 hours ago
Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme
2 days ago
Belind Këlliçi/ 3 dështimet që morën me vete propagandën e Ramës!
2 days ago
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Shtetit të Katarit, Sultan Bin Saad Bin Sultan Al Muraikhi.
2 days ago

Lutfi Dervishi/ Beteja e humbur me gjuhën shqipe

Berisha: Ekonomia në gjendje katastrofike! Kostoja e jetesës është rritur 60%, vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve

Zv.kryeministrja Albana Koçiu në Baku, Forumi Botëror Urban ka në fokus urbanizim dhe qytete më të qëndrueshme

Belind Këlliçi/ 3 dështimet që morën me vete propagandën e Ramës!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?