NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    3 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    4 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Përparim Gjeka/ SI DO ISHTE OPOZITA E VERTETE DHE FORMULA E VETME E FITORES OPOZITARE 2025
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Përparim Gjeka/ SI DO ISHTE OPOZITA E VERTETE DHE FORMULA E VETME E FITORES OPOZITARE 2025

Neutrale
Last updated: 2024/09/15 at 10:44 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Gjithë opozita politike në Shqipëri, parti të reja apo të vjetra, të mëdha apo të vogla që përgatiten të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme pranverën e vitit tjetër e kanë shumë të qartë se zgjedhjet do të jenë më e pakta të pabarabarta me partinë në pushtet, e cila me forcën, propagandën, marifetet, ligjin zgjedhor favorizues, patronazhizmin, kriminalitetin e pushtetit futet si superiore në krahasim me opozitën qoftë kjo edhe e bashkuar.
Eshtë e qartë që nuk mund të ketë rotacion pa zgjidhur më parë këtë ngërc.

I duhet njohur si meritë Partisë Demokratike që po e artikulon kushtin e qeverisë teknike zgjedhore, por duke qenë se nuk e futën në axhende dhe votim atëherë kur duhej me rastin e ndryshimeve në ligjin zgjedhor dhe duke qenë se nuk e shoqërojnë këtë kërkesë me mosfutjen në zgjedhje nëse nuk plotësohet si kusht, kemi të bejmë me një opozitarizëm oportunist.

Gjithashtu asnjë prej partive apo subjekteve të tjera opozitare nuk e ka artikuluar dhe kërkuar publikisht qeverinë teknike si kusht për t’u futur në zgjedhje duke deshmuar kështu miopi politike në rastin më të mirë dhe bashkëpunim me pushtetin në rastin më të keq.

Prova e zjarrit për të provuar opozitarizmin e vërtetë është pikërisht mbrojtja e së vërtetës se me këtë kryeministër në detyrë para dhe gjatë zgjedhjeve nuk mund të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Ndoshta precedenti pa efekt i djegies së mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në vitin 2019 i privon opozitarët nga mendimi për vendimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje, por kjo nuk eshte arsyeja kryesore. Për PD arsyeja kryesore është se nuk ndjen veten opozita e vetme dhe ka frikë të lejojë terren te forcat e tjera sidomos ato të reja që do futeshin në zgjedhje si “grevëthyes”. Kurse forcat e tjera politike nuk e kane fare si objektiv rotacionin e pushtetit, por shohin dobësinë e PD si mundësi për vete për sa më shumë vende në parlament, por në sensin real-politik shohin ëndrra me “bukë lepurushi”. Askush nuk do t’i “mëshirojë”, as PS e as PD që realisht bëjnë administrimin e zgjedhjeve dhe votat e tyre në mos do t’i përvetësojnë, do t’i nxjerrin “të pavlefshme”.

Opozita duke qenë në ditën më të keqe për arsye kryesisht të vetat e ka të qartë gjithashtu se do duhej të ishte e bashkuar që të ketë shanse reale për rotacion pushteti, por në realitet ndodhet më e copëzuar se kurrë më parë.

Duke marrë të mirëqenë faktin që PD e dëshiron rotacionin e pushtetit qoftë edhe për të zgjidhur më lehtë hallin e saj më të madh të lirisë së liderit të saj duke qenë në pushtet më komod se sa në opozitë dhe që forcat e tjera opozitare mbrojtjen më të mirë të votave dhe interesave të tyre i bën më mirë PD se sa PS, interesi i përbashkët është gjetja e një formule bashkëpunimi për asgjë tjetër përvec se dy pikave të mëposhtme që japin njëkohesisht provën e opozitarizmit të vërtetë për ata që bashkohen si dhe formulën e sigurt për fitore.

1. Firmosje e kërkesës për qeveri teknike tre muaj para zgjedhjeve deri në konstituimin e qeverisë së re ose bojkot zgjedhjesh dërguar Kuvendit, OSBE-OHDIR, BE, SHBA, KQZ nga gjithë faktorët opozitarë. Nëse thuajse gjithë spektri opozitar firmos, duke radhitur gjithë arsyet për këtë kusht, nuk mund të ketë zgjedhje moniste në Shqipëri dhe faktori ndërkombetar do ndërhynte fuqishëm për realizim.

2. Pjesëmarrja në zgjedhje me një listë të vetme opozitare të subjekteve që kanë firmosur pikën e parë, ku lista e sigurtë ndahet me emra sipas peshës elektorale të secilit subjekt konform sondazheve paraelektorale dhe ndarja e mandateve bëhet po sipas këtij parimi pas numerimit të votave faktike.

Në listën e sigurtë përfshihen edhe përfaqësuesit më të zëshëm publikë nga grupe interesi e shtresa sociale si profesorati dhe studentet e universiteteve, minatorët, fasonët, dhomat e tregtisë dhe industrisë, urdhri i mjekëve dhe infermiereve, sindikatat e arsimit, asocacionet e bujqesisë dhe turizmit, profesionet e lira, diaspora e suksesshme dhe luftarake, etj.

Emri i kryeministrit ose deklarohet e promovohet si i tille kur ka konsensus nga të gjitha palët para zgjedhjeve ose dakordësohet të zgjidhet nga grupi parlamentar me shumice votash një nga emrat e deputetëve të mazhorances së re pas zgjedhjeve.

Vetëm me këto dy pika të realizuara sa më parë ka një shans rotacioni pushteti në vendin tonë. Nëse jo, ata që nuk e bëjnë do të mbajnë përgjegjësi historike para Kombit, e në radhë të parë, Partia Demokratike.

Neutrale September 15, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
2 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
3 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
4 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
4 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
4 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?