Sot nisi viti i ri mësimor.
Alarmante është gjendja kur statistikat zyrtare konstatojnë se brenda një dekade, Shqipëria ka 125 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në zonat rurale.
Sot, 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisin vitin e ri shkollor 2024-2025.
Kanë hapur dyert 1725 shkolla në të gjithë vendin.
Nga 350 mijë nxënës gjithsej, 28 mijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Janë 25 shkolla të reja që hapin klasat për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor.
Gjithashtu janë kompletuar dhe 216 laborator të rinjë për lëndë të ndryshme.
Për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të shtojë edhe numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë, duke bërë që numri i tyre të shkojë në 850, 50 më shumë se në vitin e kaluar shkollor.
Po ashtu 240 oficerë sigurie do të jenë të dedikuar për sigurinë e nxënësve në shkolla, 40 më shumë se në 2023.
Shqetësimi kryesor mbetet shpopullimi që ka sjell faktin që shkollat ta nisin vitin me 125 mijë fëmijë më pak se 10 vite më parë

