MUNGESA E KIMIOVE NË ONKOLOGJIK, DO TË THOTË T’I PAMUNDESOSH TË SËMURIT ME KANCER TË LUFTOJ KANCERIN. KËTO KIMIO I SIGURON MINISTRIA E SHËNDETËSISË. MOSSIGURIMI I TYRE SIPAS PROTOKOLLIT, DO TË THOTË T’I VRASËSH ATA NJERËZ.
SAPO MË INFORMUAN SE AKTUALISHT MUNGOJNË KATËR MEDIKAMENTE KIMIO.
1. ERLOTINIB – Eshtë në mungesë dhe askush nuk di se kur do të vijë. Kurohet kanceri i mushkërive, i gjirit. Është medikament i rëndësishëm, pasi lufton qelizat kancerogjene tek këta të sëmurë.
2. IRINOTEKANI – medikament kimio i cili shërben për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë. Medikament shumë i rëndësishëm.
3. PAXLITACEL – Është një medikament kimioterapie që përdoret për trajtimin e kancerit të vezoreve, kancerit të ezofagut, kancerit të gjirit, kancerit të mushkërive, sarkomës Kaposi, kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit të pankreasit.
4. CARBOPLATINE – Përdoret për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve.
_________
Është kriminale kjo që po ndodh. Është kriminale. Nëse kimiot bëhen kur ka, dhe jo sipas protokollit, nuk kanë asnjë efekt, dhe përkeqësojnë shëndetin e të sëmurëve me kancer.
Po i vrasin ata njerëz.
Dhe kjo papërgjegjshmëri kriminale, dhe përgjegjësit do përgjigjen.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu nëse nuk zgjidh menjëherë situatën, duhet të japë dorëheqjen.
Si thoshte Kryeministri Edi Rama në vitin 2013-të?
Dëgjojeni!
Z. Kryeministër, keni cilësuar krim kundër njerëzimit, atë që disa mjekë, dyshohet se kanë bërë në Onkologjik.
Por a është barbari e krim kundër njerëzimit të mos u mundësosh pacientëve që vuajnë nga kanceri, kimiot?
p.s Mjekë brënda Onkologjikut flasin për një situatë shumë të tmerrshme dhe skandaloze brënda, si pasojë e mungesës së ilaçeve.

