NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
    4 hours ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    1 day ago
    Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
    1 day ago
    Diplomatët e BE reaguan kundër komentit të tij për Gonzaton, lideri demokrat, Sali Berisha nuk heq dorë: Nuk ka gjë në botë që më ndalon të denoncoj
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Misteri i një vrasje që (nuk) ndodhi
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
Kryesore Politikë
Mjekësia/ Vihet në funksion Akseleratori i 3-të, ministrja Sala:Po punojmë për brankiterapinë dhe Akseleratorin e 4-të
Të tjera
Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!
Kryesore
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
Kryesore Politikë
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Misteri i një vrasje që (nuk) ndodhi

Neutrale
Last updated: 2024/08/14 at 4:22 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Qyteti i vogël liqenor që po përjeton rilindjen në çdo fushë, sidomos në teknologji, u zgjua i tronditur nga një episod i pa shpjegueshëm.
Në kohën kur teknologjia ka arritur kulmin, kur dhe ku gjithçka është e monitoruar, e mbikëqyrur dhe e rregulluar në mënyrë të përpiktë, ndodhi një ngjarje që synoi të hedh baltë mbi sistemin e përkryer dhe arritjet e pa mohueshme.

Një pasdite të nxehtë vere, kur termometri nuk pranonte të zbriste poshtë 34 gradëve, ambulanca dhe policia mbërritën në një skenë krimi, ndoshta për herë të parë në histori, para se krimi të ndodhte. Dhe këtu filloi problemi.

Viktima, një menaxher i një lokali të vogël të marrë me qera, guxoi të mos paguante “gjobën”, nuk kishte ende nevojë për mjek dhe agresori nuk e kishte ngritur ende dorën për ta goditur.

Policia, falë Inteligjencës Policore dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, e ndaloi të dyshuarin në mënyrë të beftë. Një sukses i paparë, sigurisht falë reformave! Edhe kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja dhe te atij perballe, të pajisura me teknologjinë më të fundit (sipas kërkesave të ligjit) dhe me rezolucion të lartë, regjistruan çdo gjë. Por, fatkeqësisht, rezolucioni ishte aq i lartë saqë askush nuk mund të shihte gjë. Imazhet ishin aq të detajuara sa u bënë një lëmsh pixel-esh që nuk i shërbenin hetimit.

Ndërkohë, dëshmitarët okularë, në përpjekje heroike për të përshkruar ngjarjen, ofruan versionet e tyre të mbushura me detaje: por, interesant, që të gjithë bashkoheshin në një pikë: “nuk pamë gjë”.

Pavarësisht gjithë këtyre përpjekjeve, çudia erdhi: vrasja ndodhi.
Si? Kjo mbeti një mister.
Dikush tha se ishte si një episod i “Paradoksit të Schrödinger-it” – viktima ishte njëkohësisht edhe gjallë edhe vdekur, për sa kohë që policia nuk ishte e sigurt.

Prokuroria, duke u bazuar në dëshminë e të dyshuarit, mbërriti në një konkluzion shkencërisht të bazuar: ngjarja kishte ndodhur për shkak të temperaturave të larta, zjarreve aty pranë, luftës në Ukrainë dhe Gaza dhe ndikimit të ngrohjes globale. Ky përfundim u mbështet edhe nga një studim i ri, qe thotë se nxehtësia e lartë shkakton agresivitet te njerëzit, veçanërisht kur ata ndodhen në afërsi të lokaleve të vogla që nuk paguajnë gjoba.

Në bazë të këtyre fakteve, vrasja u cilësua si “nga pakujdesia”. Prokurori shpjegoi me qetësi se nuk ishte faji i askujt; njeriu nuk mund t’i rezistojë fuqisë së natyrës. Si rezultat, agresori do të dënohet me një “gjobë” simbolike, sa për të mos humbur traditat e lashta të sistemit ligjor dhe për të mos hedhur hije dyshimi te Drejtësia e reformuar.

Gjykata vlerësoi faktin se viktima nuk humbi asgjë tjetër përveç jetës – paratë e xhiros së ditës ishin ende në xhepin e tij. Në një botë ku paratë jane gjithçka, humbja e jetës është thjesht një fakt.

Kryeministri, me një buzëqeshje të qetë dhe të matur, ngriti në qiell reagimin e shpejtë dhe profesional të policisë dhe urgjencës. Ai e quajti këtë një shembull të përkryer të suksesit të sistemit të reformuar. Por, ai nuk e kurseu kritikat ndaj medias, për keqinformim dhe përhapje paniku. “Është e pafalshme,” tha ai, “që të bëhet kaq shumë zhurmë për një incident të tillë të rëndomtë, kur është provuar katercipërisht se sistemi ynë funksionoi më së miri!”

Dhe kështu, qyteti vogël i një vendi te vogel por me ego të madhe, vazhdon jetën, duke festuar reformat dhe duke bere “like” dhe komente në Facebook.
Madje, gjysma e qytetit thotë se vrasja nuk ka ndodhur fare, ndërsa gjysma e vendit thotë se sistemi funksionon!

Neutrale August 14, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
4 hours ago
Mjekësia/ Vihet në funksion Akseleratori i 3-të, ministrja Sala:Po punojmë për brankiterapinë dhe Akseleratorin e 4-të
7 hours ago
Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!
1 day ago
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
1 day ago
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
1 day ago

Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!

Mjekësia/ Vihet në funksion Akseleratori i 3-të, ministrja Sala:Po punojmë për brankiterapinë dhe Akseleratorin e 4-të

Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!

Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?