Kapiten i Parë (L) Artur Meçollari, nëpërmjet rrjeteve sociale i drejtohet Presidentit të Republikës, njëkohësisht Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bajram Begaj si më poshtë:
Simbol i unitetit të popullit apo oligarkëve?
Tani të dali Barjam Begaj të deklaroi nëse i ka nxjerrë apo jo nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes:
Ishullin e Sazanit;
Bazën e Porto Palermos, ndërsa është në hetim nga SPAK.
Kavalishencën e Durrësit;
Kavalishencën e Jalës.
Barjami dhe SPAK-i:
Ka dorë në tjetërsimin e pronës në bazën detare të Shëngjinit.
Ka dorë në dorëzimin e bazës detare të Sarandës ndërsa ishte në hetim.
Ka dorë në zaptimin nga Porti MBM të pronës 219 në Porto Romano prej 5,2 ha.
Është pyetur dy here nga SPAK për këto afera.
Ky Komadanti i Përgjithshëm i FA, edhe për shkak të përfshirjes së tij, ka dy baza detare, Saranda dhe Shëngjini, me sipërdaqe totale 70 hektarë, nën sekuestro preventive nga gjykatat.
Vendimi nr. 10 -15 i Gjykatës Kushtetuese ka një përcaktim për pronat e FA në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, ku shprehet se “Plani i Vendosjes dhe Përhapjes së FA-ve, që u referohet dispozita ligjore konkrete, është aspekt organizativ i drejtimit të FA-ve me karakter strategjik.”

