Nga Endri Tafani
Këta janë lotët e dëshpërimit të Angela Carini, boksierja italiane që humbi ndeshjen e boksit ndaj boksierit tr@ns Imaine Khalif.
Ndeshja zgjati 45 sekonda. Grushti i parë i zbërtheu kokoren dhe boksierja italiane u pa duke mbajtur hundën me dorë. Diferenca ishte tepër e thellë.
Boksierja italiane bie e dëshpëruar në gjunjë duke qarë. 4 vjet stërvitje për të marrë pjesë në një kompeticion të hedhura poshtë nga një absurditet. Drejton grushtat ndaj qiellit duke qarë me ngashërim…
Qershia mbi tortë ngushëllimi i Imaine Khalif që dukej më tepër një tallje. Aty atletja italiane çohet dhe braktis ringun.
Tepër e dhimbshme për t’u parë.
Në olimpiadën aktuale janë dy boksierë tr@ns që garojnë në garat për femra, Imaine Khalif dhe Lin You-ting.
Shoqata Ndërkombëtare e Boksit doli dje me një deklaratë publike ku sqaronte që i kishte skualifikuar në 2023 këta boksierë duke mos i lejuar të merrnin pjesë në garat e femrave duke patur parasysh parimin e ndershmërisë dhe sigurisë fizike të atletëve femra në ring.
Dhe është evidente që këto parime bazë sportive janë shkelur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që i ka lejuar të garojnë, e për më tepër, edhe të skualifikuar.
Ajo që panë të gjithë ishte një “rrahje” e dhunë fizike ndaj një femre nga ana e një personi me kromozonin XY.
Një rrahje e dhunë fizike ndaj femrës që normalisht duhet të përfundosh në burg, por sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është tërësisht legjitime dhe normale.
Është e vështirë të gjesh kush është më e turpshme në këtë Olimpiadë. Ceremonia e hapjes apo kjo maskaradë.




