Gastroenteriti zakonisht shkaktohet nga:
Viruset
Bakteriet
Kërpudhat
Ushqimet dhe uji i kontaminuar
Nga efektet ansore të barnave
Agjentë të ndryshëm toksik, doza të mëdha alkoli, drogra etj
Simptomat kryesore janë;
Diarreja
Nauze dhe të vjella
Humbje të oreksit
Dhimbje barku në formë krampesh
Dhimbje trupore
Ethe dhe temperaturë
Mjekimi
Në shumicën e rasteve gastroenteriti vetshërohet, për një deri në dy ditë.
Mënyra më e mirë për të ndihmuar organizmin tuaj, është pushimi dhe marrja e vazhdueshme e lëngjeve.
Pini në mënyrë të vazhdueshme dhe të shpeshtë ujë me gëllënjka, për të parandaluar dehidratimin.
Mund të pini gjithashtu bashkë me ujin edhe trisol. Kripra që ruajnë balancën elektrolitike
Marrja e lëngjeve me shpejtësi dhe në sasi të madhe, mund të shkaktojë nauze dhe të vjella.
PS Tregoni kujdes me sasinë e urinimit, si dhe ngjyrën e urinës. Nëse urinoni në intervale të ç’rregullta, me sasi më të vogël, dhe me ngjyrë të errët, këto shenja tregojnë se jeni dehidratuar
Mbani djetë.
Përpiquni të merrni sasira të vogla ushqimesh dhe që treten lehtë si;
Krakeres
Supë orizi pa undyrë
Banane
Sharqi
Toast
Qull
Tërshërë
Mos përdorni qumshtin dhe produktet e tij.
Shmangëni produktet që përmbajnë kafeinë, alkol, sheqer, nikotinë dhe yndyrna.Mos përdorni mish, ushqime pikante, ushqime të forta, fara të ndryshme, arra dhe ëmbëlsira, për pak ditë.
Kërkoni ndihmë mjekësore nëse;
Të vjellat zgjasin më shumë se dy ditë
Diarreja zgjat më shumë se disa ditë
Keni diarre me gjak
Keni temperaturë të lartë
Ndiheni të lodhur dhe keni ndjenjën e të fiktit kur qëndroni ulur
Ndiheni konfuz dhe
ndjeni dhimbje stomaku…

