Nga Gent Strazimiri
Në studimin e tij “La défaite de l’occident”, Emmanuel Todd shkruan se “vdekshmëria foshnjore” është treguesi më saktë i nivelit të korrupsionit në një vend.
Për “vdekshmëri foshnjore”, Shqipëria renditet e dyta në Evropë…
“Vdekshmëria foshnjore, duke qenë se pasqyron gjendjen e brendshme të një shoqërie, është pa dyshim në vetvete, një tregues më i mirë i korrupsionit real, sesa treguesit e fabrikuar mbi kritere që s’kuptohet nga kanë dalë.
Veç të tjerash, vendet që kanë vdekshmërinë foshnjore më të ulët, janë ato që ne mund t’i verifikojmë vetë se janë gjithashtu edhe më pak të korruptuarat, si vendet skandinave dhe Japonia.
Pra konstatohet nga vetë renditja në klasifikime se treguesit e vdekshmërisë foshnjore dhe ato të korrupsionit, janë të ndërlidhura.”